Të jesh lider në Pandemi: Refleksion mbi modelet që kontribuan në  bindjet për të jetuar ndryshe

Nga Flora Nikolla

Tirane, 12 dhjetor /AE/.- Pas gati dy vitesh, pasigurie, ankthi, dhimbje njerëzore,  shkaktuar nga një virus që i vuri kurorën  planetit tonë, pa dashjen e askujt, Albanian Excellence, besoi se ishte e rëndësishme të rikutojmë  si arritëm të ndërtojmë e të bashkëjetojmë me frikën e vdekjes së pranishme, kudo që shkonim  e që jetonim.

Më 20 dhjetor, në Hotel Mak Albania  në Tiranë, Albanian Excellence, mendoi të ndajë disa refleksione përmes vlerave të individëve e grupeve, vlera që na ndihmojnë të vijojmë ende këtë rrugë të vështirë për të gjithë njerëzimin.

Kur Corona nisi ciklin, ne menduam që kjo situatë emergjence, nuk do të ishte kaq e rëndë, që jeta do të vijonte si më parë , por pas kaq muajsh shohim me trishtim  që ky manth nuk ishte kështu .

E gjithë jeta jonë, ndryshoi rrënjësisht, miliona njërëz, mijëra familje kudo në botë  u prekën direkt nga sëmundja dhe nga vdekja.

Albanian Excellence e  konsideroi të domosdoshme që në këtë mbrëmje të rikujtojmë të gjithë së bashku vlera rrënjësorë  si, respekti , vetmohimi, vlerësimi , fisnikëria, të qënit pranë njëri tjetrit, komunikimi mes njëri tjetrit  dhe besimi te njeri-tjetri !!!

Po pra të tregojmë  këto cilësi ku ne të gjithë të gjejmë forcën për të vijuar këtë rrugë ende të papërfunduar…!!!

Viti 2020 pezulloi botën me  coronavirus-in e ri  që shkatoi sëmundjen e  COVID-19, më  shumë se ngjitëse dhe  me pasoja vdekje.

Sëmundja u shtri në të gjithë kontinentet dhe  papritur u shnderrua në një  duel me komunitetin shkencor ,  sistemin e shëndetit , shërbimet sociale, qeveritë , mjetet e komunikimit .

Përballë kësaj emergjence vepruan  dijet sociale, ato kontribuan në mobilizimin  shoqëror të individëve dhe grupeve në mbrojtje të shëndetit implementimin  dhe evoluimin e politikave të reja sociale me qëllimin e minimizimit të efekteve vdekljepruëse.

Ndaj në këtë natë  është shumë e rëndësishme të analizojmë nga perspektiva, zinxhirin mes shkencës, teknologjisë, shoqërisë, , mjekësisë edukimit, shërbimeve sociale , të analizojmë modelet e zhvillimit që kontribuan në krijimin e bindjeve se duhet të jetonim ndryshe.

Pandemia  Covid-19  shkaktoi një pauzë të detyruar  dhë sigurisht që kërkoi jo ekzaktësisht kohën e duhur  për të reflektuar, mbi praktikat e përditshme. Sikundër nxitonte virusi ashtu duhej të nxitonte në një realitet të ri njerëzimi, shoqëria, shkenca!!!

Menduam që në një natë të dhjetorit, teksa bota lëkundet ende mes vdekjes e jetës , të ndalojmë nga frenezia që na jep jeta , duke riparë modalitetet e përpjekjeve njerëzore në fusha të ndryshme të jetës !!!

Ndaj dhe në këtë mbrëmje, apelojmë për  vullnetin më të mirë  dhe bashkëpunimin që të kalojmë këtë situatë kaq kritike në mënyrën më të mirë të mundshme .

Eventi do të jetë një homazh dhe nderim për të sakrifikuarit dhe luftën e hapur ndaj virusit të padukshëm, nga njerëz e kompani që sfiduan këtë pandemi. Por është shumë e rëndësishme të kuptohet se, njëherazi ky çmim është dhe nderim për të gjithë shoqërinë, për të gjithë njerëzit kudo që janë, të cilët ditën ta kapërcejnë pasigurinë e jetës që solli virusi që pushtoi planetin, pa dashjen e askujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *