“Te mendojme me humor”: Festivali i Humorit ne Klik Ekspo Group 6-9 dhjetor

Tirane, 26 Nentor /AE/.- Albanian Excellence në bashkëpunim me Klik Ekspo Group, do të organizojnë nga data 6-9 dhjetor 2023 , Festivalin e Humorit Mbareshqiptar me leme,  “Te mendojme me humor” , një prezantim shumë dinjitoz, i tendencave më të fundit të humorit shqiptar që kulmon me Konkursin Mbrëkombëtar të Letërsisë së Humorit Niko Nikolla .

Festivali është konceptuar si një maratonë aktivitetesh ku do të dominojnë interpretimi nga aktorë të njohur të humorit, të cilët gjatë tre ditëve, do të interpretojnë prurjet në prozë në Konkursin e dytë të Letërsisë Mbarëkombëtare të Humorit , këngë me humor,  të moderuar nga  artisti shume planesh, Frederik Ndoci.

Një vënd të rëndësishëm do të zërë pjesa akademike e këtij festivali ku këtë vit është menduar të analizohet në një sesion të posacëm, vepra tabu e letërisë së humorit , “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” , shkruar nga Dritëro Agolli, ku do të analizohet nga personalitete e akademike se pse ky roman arriti të jetë në majën e letërsisë shqiptare , duke treguar se si shkruhet e duhet të shkruhet në kohën tonë humori i vërtetë.

Organizatorët premtojne një program shume të ngjeshur artistik  me organizimin e  salloneve të karikaturës,  sallonit te doreshkrimeve origjinale nga Dritero Agolli për humorin dhe satiren,  organizimin e sallonit të librit të humorit ,   sallonin  kushtuar  aktorit të humorit Tano Banushi  e  Zef Deda,  salloni i këngëve të buzëqeshjes, sallonit të fabulave nga Dritëro Agolli, sallonit Niko Nikolla, emblema e revistes se humorit “Hosteni”.

Në edicionin e dytë  Konkursit te dyte te Leterise se Humorit , Niko Nikolla,  marrin pjesë, rreth 40 autorë që shkruajnë humor në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare të cilët prezantojnë ekskluzivisht prozat e tyre në humor të shkruara gjatë vitit 2023 .

Gjatë këtyre ditëve do të organizohen një sërë aktivitesh ashtu sikundër do të jenë të ftuar të marrin pjesë miq të aktiviteteve të organizuara për Niko Nikollën, një personalitet i letërisë së humorit në Shqipëri dhe jo vetëm , të fitues të cilët do të vijnë nga vënde, si Itali, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe,  Kanada , SHBA,  etj.

Po ashtu cmimet e këtij konkurimi do të shpallen gjatë një mbrëmje Gala , e cila do të jetë gjithashtu e ndërtuar me humor si  në fjalë ashtu edhe në muzikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *