-Kjo është bindja ime në ditën e saj të lindjes :Gëzuar për nga mot Anita !!!
Flora Nikolla shkruan :
Pogradec, 31 Korrik/AE/.- Katër vite më parë kur njoha, Anita Hoxhën, nuk di pse përshtypja ime e pare, ishte si ta kisha njohur prej një jete.
Ndoshta ishte energjia e saj, ndoshta vendosmëria e sinqertë dhe këmbëngulja e të shprehurit, që ma bënte të sigurtë rrethnajën e njohjes , krijuar mes dy njerëzve që njiheshin virtalisht dhe nuk ishin takuar kurrë më parë .
Pas kësaj njohje të themi, u realizua një intervistë e bukur , titulluar “Poezia e pesë kontinenteve të Anita Hoxha”. U botua në Agjencinë shtetërorë të Lajmeve . Sot Anita e quan këtë intervistë gjithnjë, një ogur të mirë të jetës së saj .
Në fakt në atë interviste vetëm konfirmova që Anita Hoxha, ishte një sukses i ngadhënjyer mbi vullnetin dhe vetëbesimin e saj për dashurinë e saj poezinë dhe për familjen e saj !!! Vetëm sa e kapa këtë thelb të mikes sime të mirë , një virtut fisnik ky i profesionit që unë përfaqësoj.
E shkrova me besimin e vlerës së saj, e shkrova me zemër të ngrohtë sakrificën, punën, luftën , bindjen, dëshirën, dashurinë, talentin … sepse të gjitha i kishte triunfuar vetëm dhe vetë…, Anita !!!
Në fakt dhe tani që jemi mike të mira, asgjë nuk e ka ndryshuar këtë moment.
Sepse , tani që ka një kohë relative njohje e miqësie, gjithnjë mes nesh ndodh e njëjta gjë, si në herën e parë .
Në bisedat tona të gjata, mes shumë gjërash që thuhen e themi, gjithnjë ka një të vertetë të madhe, atë që rëndom i trëmb njerëzit sot, por që Anitën, kur nuk e ka stepur dhe kur ka patur vështirësi : të parët e vleresimin e ndodhive të jetës, të ngjarjeve , të thashethemeve , të të mirave , të të këqijave të jetës sonë, të cmirave…, vetem me guxim e në sy e të thënët sikundër e mendon … pa pengje !!!
E shpallur histori suksesi katër vite më parënga Albanina Excellence , e më pas në vitin 2019, ndër 121 histori të zonjave shqiptare të suksesit kudo janë dhe në dhjetor të po këtij viti me titullin , “Zonjë që bën Shqiptarinë”, Anita Hoxha është sot pjesë integrale e Albanian Excellence, këshilluese dhe kritikuese , lavdëruese e gjithësisë së krijuar mbi suksesin nga kjo qëndër e cila punon plot vullnet nga vitit 2012, per evidentimin e shqiptarëve te suksesit kudo ata ndodhen.
Ajo nuk iku nga Albanian Excellence së bashku me titullin , sikundër kanë ikur shumë personazhe të përzgjedhur dhe të nderuar me trofe nga Albanian Excellence.
Asnjëherë jo … !!! Me sy e veshë, jo rrallë dhe ne heshtje, biles dhe ateherë kur nuk e pret , ajo është gjithnjë pranë Albanian Excellence …
A nuk është kjo një vlerë e madhe e personalitetit të saj, pikërisht atë që unë zbulova në mes të atyre mijëra njerëzish që kam intervistuar ne 32 vitet e karrierës sime ?
Pata besimin absolut që ndodhitë e jetës së saj personale dhe profesionale … vlenin shumë për t’u treguar, respektuar dhe nderuar, ndoshta shumë më shumë se ngurimi që më japin jo rrallë herë histori të spiqillosura suksesi, duke të krijuar një aureolë ngërçi .
Anita mes vështirësish të pakushtëzuara, pengesash miope dhe rakitike, mbështetur në dashurinë e madhe të saj për poezinë, në vlerat e talentit të saj, me vullnet vetmitar, dhe mbi të gjitha dhe në besimin e saj arrriti sot, të pamundurën e mundur.
Një poete e njohur sot më shumë në rrafshin ndërkombëtar se sa në atë kombëtar , dhe kjo për fatin e anashkalimit që i bëjnë vlerës në vendin tonë, Anita Hoxha punon ngultasi për triumfin e poezisë së saj, për kultivimin e sa për pjesmarrjen e saj pa komplekse në konkurrimet ndërkombëtare , ku padyshim gjithnjë është triunfuese.
Sepse që në fëmijërinë e saj të hershme Anita Hoxha përjetonte me gëzim perëndimet mahnitëse të diellit buzëmbrëmje, qartësinë e malit të Dajtit në Tiranë në ditët e kthjellta të dimrit dhe entusiazmin e pa harruar të festave vjetore. Me nostalgji kujton sot ngrohtësinë e familjes së saj, një familje që e quan të bekuar prej fatit ku mbretëronte dashuria e pa fund . Kujton, kur teksa priste të ikte mamaja në punë, i ulte motrat në divanë e bëhej modele me veshjet e mamasë.
Ëndërronte të bëhej piktore por shpejt u bind se mes vizatimit dhe saj nuk lindi ai filing i bukur si premtim për të ardhmen.
Por shpejt ëndrra e saj do të merrte jetë e do ta shoqëronte deri më sot: ishte dashuria për poezinë. Poezia ishte mrekullia që iluminoi kujtimet e Anitës. Poezia e saj e parë mes viteve 11 e 12 vjeç fitoi çmimin e parë në konkursin e poezisë mes shkollave të kryeqytetit me titull ” Për ty nëna ime “. Në vitet që do të pasonin poezia do të bëhëj mikja e saj më e mirë. Kjo miqësi nuk do ta zhgënjente asnjëherë Anitën.
Janë 60 shtete nga të gjitha kontinentet dhe ku për çdo shtet janë me dhjetra qytete nga ku artëdashës të poezisë lexojnë rregullisht poezitë e saj. Shpesh mrekullohet ! Sapo i poston poezitë në blog, shikon të hyjnë vizitorë edhe deri në pesë shtete të ndryshme në botë në të njëjtën minutë.
E gjitha e gëzon,i shton ndjesinë dhe ndërgjegjësimin se poezia sot është mënyra më e mirë për të komunikuar idetë me njerëz që nuk i njohim personalisht. http://anitahoxha.blogspot.com/
Poezia sot për Anita Hoxhën është dëshmitare e ditëve, orëve, stinëve dhe netëve të saj .
Poezia është mrekullia që i krijon mundësinë të ndodhet kudo dhe në çdo moment, mundësia për të thënë një fjalë të vetme, një fjalë e njohur dhe e përbashkët për të gjithë por që askush nuk mundet ta thotë më bukur dhe më fort se poezia.
Poezia është shtëpia e saj e dytë diku thellë një pylli të bukur ku ajo shpesh e ndjen veten fëmijë, herë prind e herë mik!
Shpesh mendon si do të ishte jeta e saj pa poezinë, por ja që përgjigjen e gjen gjithmonë tek poezia. Si edhe në këtë ditë të 31 korrikut , kur ajo disa dekada më parë, qau për herë të pare. Sot qesh me zemër të ngrohtë e beson në sy për të ardhmen e saj të ndërtuat me vetëbesimin e vullnetin e saj të pakrahasuar, pikërisht atë që më dha pa drojë që në takimin tonë të parë të pandryshuar aspak dhe sot.
Gezuar Anitë e dashur!!! Ti, di gjithnjë të triumfosh !!!