Njëzetë e tri gra dhe vajza të përzgjedhura nga Bordi i Albanian Excellence, drejtuar nga, Flora Nikolla, kanë marrë Çmimin e lartë “Zonja që bëjnë Shqipërinë” ndërsa dy Zonja , u vlerësuan si Anëtare Nderi, në mbrëmjen magjike “Gala” të 7 dhjetorit të organizuar ne MAK Albania Hotel.
Të përzgjedhurat , “Zonja që bëjnë Shqipërinë”, ishin Pranvera Bekteshi, Alba Malltezi, Suzana Varvarica Kuka, Nevila Nika, Julinda Dhame, Erilda Reçi Selimi, Maríe Therese Marchal, Vjollca Dedei, Xhilda Preni, Antoneta Ndreka, Antonela Hako, Arlinda Çausholli, Brunilda Paskali, Vasilika Tafa, Tefta Pajenga, Alma Mile, Ina Kosturi, Manushaqe Shehu, Anila Kalleshi, Jera Kruja, Luçia Martino, Marianne Graff, Rozeta Kreste e Xheni Vata.
Anëtare Nderi të Albanian Excellence u shpallën avokatja Eni Çobani dhe politikania Nora Malaj.
Skenari ishte realizuar shume dinamik ku seicila nga Zonjat e perzgjedhura , prezantohej ne skene mga prezantiest Zhaklina Gjolla dhe Jzef Shiroka. Me Leë Ëoll in e vendosur ne qender te skenes , prezantoheshin ne nje spot artistik te realizuar nga Mjeshtri Montazhit Gjergji Pano, shpqeruar me nje tekst sintetik kushtar zonjave duke treguar historinë e jetës së tyre profesionale.
Pas prezantimit të tyre, Zonjat një mbas nje hypnin në skene ku mbanin nje fjale rasti , ndërsa pasi shpalleshin ne mënyrë solemne, Zonjë që bën Shqipërinë, pershendesnin ne podiumin e vendosur me kete rast. Pershendetjet e tyre shoqëroheshin ne piano nga Lambert Jorganxhi I cili me muziken e zgjedhur e rriste edhe me shume anen ceremoniale te ketij momenti.
Por po ashtu, gjate mbrëmjes interpretuan edhe kuarteti I harqeve te Radio Televizonit Shqiptar, Lambert JOrganxhi dhe ekskluzivisht ne piano, artistja e mirenjohur me banim ne Itali, Marsida Koni, njeherazi anetare Nderi e Albanian Excellence.
Fonia , Ndricimi po ashtu edhe cilwsia e Led Woll, ishin te cilesise me telarte , duke bere qe e gjithe mbremja Gala e rregulluar ne menyren me te larte luksoze nga Gerladina Sposa, te ishte absolutisht ne cilesine me te larte artsitike dhe po ashtu edhe teknike , duke servirur ne kete menyre nje Mbremje Gala te klasit te pare.
Ja disa nga theniet e Zonjave gjate Mbremjes Gala
Çmimin “Zonjë që bënë Shqipërinë”, që iu dedikua zonjës Alba Malltezi, gazetare dhe drejtuese e “Shqiptarja.com” dhe “Report TV”, e tërhoqi vajza e saj, Carlota Bolino. “Jam e lumtur që ky çmim shkoi për mamin tim. Jam krenare për të”, tha Carlota.
Zonjat e përzgjedhura, por jo vetëm ato, kanë shprehur , mirënjohjen për organizatoren dhe ideatoren Flora Nikolla.
Doktoreshë Jera Kruja ndihet e nderuar me çmimin u shprehe se: “Asnjëherë nuk kam bërë tentativë për ta lënë vendim tim dhe më vjen mirë që nga ky grup grash të nderuara u përzgjodha unë nga fusha e mjekësisë për të përfaqësuar gratë shqiptare”
Francezja Marie Marie Therese Marchall që jeton e punon prej 20 vjetësh në vendin tonë, tha se , “unë jam krenare që jam zgjedhur bashkë me gratë shqiptare. Mezi prisja momentin e këtij çmimi. Jam shumë e kënaqur”.
Arbëreshja e Italisë, Lucia Martino, e veshur me kostumin tradicional, të trashëguar nga nëna e saj, falënderoi në një shqipe të vjetër përzier me italishten: “Unë jam këtu se më mbitoi (arbërisht-ftoi) Flora Nikolla, që është presidente e Albanian Excellence. Jam shumë e lumtur, shumë e kënaqur, jam felice (it. -e lumtur) që gjendem këtu bashkë me zonjat që bëjnë Shqipërinë. Është në një nder i madh për mua.”, tha arbëreshja Martino. Ndërsa kryetarja e bordit të Albanian Excellence Eni Çobani shprehet se “Shpresoj se tek gratë që kemi zgjedhur do të përmbushen ato cilësi të cilat i karakterizojnë gratë, si dashuria në radhë të parë për fëmijët dhe familjen, dhe më pas dashuria për vendin , për punën dhe të karakterizuara nga pasioni i tyre i përditshëm për të dhënë një kontribut për këtë Shqipërinë tonë.”, tha zonja Çobani.
Një tjetër fituese, zonja Tefta Pajenga, që deri para një viti ishte pjese aktive e emisionin Rreze Dielli të Report TV në rubrikën e famshme “Të gatuajmë me zonjën Tefta”, u shpreh gjatë marrjes së çmimit se: “Kënaqësia ime sot është që të ndihem pjesë e çdo familjeje përmes zonjave, të cilat tërheqin familjarët, duke ju thënë se ”kam gatuar sipas recetës që dha zonja Tefta”. Ju falënderoj që më keni ndjekur çdo ditë për vite me radhë.”
Themeluesja dhe presidentja e Albanian Excellence, Flora Nikolla, i është përkushtuar një pune të jashtëzakonshme, duke shkuar në gjurmët dhe zanafillën e çdo sfide që shpreh mençuri dhe kurajo të madhe nga gratë. Eventi “Zonjat që bëjnë Shqipërinë” është shoqëruar përgjatë këtij viti edhe me disa premiera koncertore me artistë shqiptarë të ekselencës të shpërndarë në të gjitha vendet e botës.
“Ndihem si mbas një furtune, ndihem shumë mirë. Ishte një rrugë shumë e bukur që nisi në fillim të këtij viti e po e përfundon në fund të këtij viti, për të vijuar me “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” në vitin 2019. Është shumë emocionuese të shohësh gjithë këto zonja që vërtetë janë munduar dhe kanë punuar për bërë Shqipërinë. Shpresojnë që kjo të përcillet me emocione dhe t’ia kalojmë bukur që së bashku me gjithë këto zonja të luftojmë për një Shqipëri më të mirë, tha zonja Nikolla.
Prezantuesit Zhaklina Gjollaj dhe Jozef Shiroka i dhanë emocione të bukura natës së madhe të ndarjes së çmimeve.
Ndërsa pianistja e talentuar Marsida Koni me tingujt drithërues, ishte vërtetë preludi më i bukur i mbrëmjes speciale që u mbajt të nder të “Zonjave që bëjnë Shqipërinë.”
Përmbajta e Zonjat që bëjnë Shqipërinë
“Zonjat qe bejne Shqiperine” , ideuar nga Albanian Excellence, eshte nje projekt për të nderuar e për të pranuar se, Zonjat e
Shqiperise, janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së ardhmes, një faktor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.
“Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, evidentoi nga muaji janar deri ne muajin
gusht, nga Bordi këshillues i përzgjedhur nga Albanian Excellence , me
shumicë votash, zonja të cilat me kontributin e tyre kanë ditur të
ndërtojnë një karrierë suksesi brenda Shqipërisë, dhe që kanë një impakt
suksesi dhe shembull referimi në jetën shoqërore, politike, ekonomike të vendit .
Si funksionoi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “
Pas votimit dhe aprovimit të emrave përkatës, Zonjave, ju dërgua një letër ku u vunë në në dijeni per te qene pjesë e librit “Zonjat që bëjnë Shqiperinë” si dhe te mbrëmjes Gala ku promovohet ky liber dhe
konkretisht zonjat përkatëse dhe ku do te marrin titullin “Zonje qe ben
Shqiperine “.
Në këtë letër mbas njohjes me këtë projekt , në mënyrë korrekte ju kërkua të hartojnë , një studim të bazuar në tri pika kryesore:
*1- Pse i përkasin profesionit qe perfaqesojne ?*
*2- Si e shohin sot këtë profesion ?*
3- Cilat janë tezat dhe alternativat kryesore për ta ndryshuar
pozitivisht profesionin e tyre. Kjo do të thotë që ato do të propozojnë
një plan **veprimi në fushën që i përkasin dhe propozime konkrete që duke qënë në një nivel të lartë, vërtetetojne dhe parashikojnë ndryshim.*
4-Cilat jane disa iniciativa personale apo edhe ne komunitet qe ndermarrin per te ndryshuar fushe qe ju takon *
Libri me keto Esse do të promovohet gjatë një mbrëmje Gala, me pjesmarrjen e Zonjave të përzgjedhura ashtu edhe të personaliteteve më të larta që do të jënë të ftuara.
Gjatë kësaj mbrëmjë, Zonjat do të prezantohen me nje spot personal ku hedhin tezat e tyre, ashtu sikundër nderohen me titullin “Zonje qe bem Shqiperine “
*Cfare do te parashtroje “Zonjat qe bejne Shqiperine “*
Botimin e librit “Zonjat qe bejne Shqiperine “, nje manual vlerash
profesioale dhe te personaliteteve ne te gjitha fushat.
Organizimi i nje mbremje Gala , ku te gjitha Zonjat e perzgjedhura do te
prezantohen me plarformen e tyre per ndryshim ne fushen perkatese
profesionale.
Firmezimi i Peticionit per viktimat e dhunes seksuale ne vitin 1999, ne
20 vjetorin e kesaj lufte ne organizimin e aktivitetit madhor, “Zonjat qe
bejne Shqiptarine” ne vitin 2019.