Hermira Gjoni, nderohet me “NY Clasical  Debut Awards” International 2025 në Carnegie Hall  

“Falenderim dhe mirënjohje për këtë konsideratë të lartë”

Nju Jork, 17 Nëntor/AE/ Koncert maestër Hermira Gjoni, me një karrierë brilante në piano si në Shqipëri ashtu dhe në SHBA, është nderuar me çmimin, “NY Clasical  Debut Awards International 2025″, në “NY Classical Debut Awards Gala Concert”, organizuar me 15 nëntor në sallën e Recitaleve Weill në Carnegie Hall  në Manhattan, në Nju Jork City(SHBA).

“NY Classical Debut Awards Gala Concert”, u organizua pasi juria e këtij konkursi ndërkombëtar, përzgjodhi 33 artistë protagonistë nga mbi 10 vende të botës, nga shumë artistë të tjerë që  konkurruan për këtë çmim, artistë që  i bashkon pasioni për muzikën dhe që duan të shfaqin talentin e tyre .

Koncert maestër Hermira Gjoni deputoi në piano në këtë Gala me  tenorin  shqiptar me banim në SHBA, Vasil Marku (gjithashtu u nderua me këtë çmim), për interpretimin e  aries së Kavaradosit nga opera  “Toska “ e  kompozitorit G.Puccini.

“Jam e nderuar dhe shpreh falenderim dhe mirënjohje për këtë konsideratë të lartë. Ishte një surprizë dhe vlerësim për mua, sepse sa gradaciala  ka Nju Jorku po aq dhe muzikantë të talentuar ka këtu nga e gjithë bota”, u shpreh për Albanian Excellence nga Nju Jorku, maestro Hermira  Gjoni.

“Nju Jorku, kjo qëndër botërore e biznesit dhe e politikës, është po aq edhe artistëve dhe publikut artëdashës, ndaj dhe të transmetosh në mënyrë të natyrshme duke e menduar  veten në harmoni të plotë me muzikën  më bën të ndihem  e nderuar dhe krenare për vleresimin që pata” cilësoi ajo.

Koncerti  Gala ofroi një mundësi unike për shkëmbim kulturor dhe përsosmëri muzikore në në sallën e Recitaleve Weill që shquhet si vendi më intim brenda Carnegie Hall për shkak të elegancës dhe akustikës së ngrohtë, ideale për muzikën e dhomës.

Shumë muzikantë të njohur  kanë debutuar këtu, duke i shtuar historinë  sallës në Carnegie Hall në Manhattan, një vend i përcaktuar  në rregjistrin kombëtar të SHBA , si vend historik i njohur dhe ku kanë interpretuar majat e artit botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *