“Albanian Excellence”, AE, është krijuar në fillim të vitit 2012, në formën juridike të Qendrës, në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 8788 Dt. 07.05.2001 të Republikës së Shqipërisë “Për Organizatat Jofitimprurëse”.
Drejtore Ekzekutive e Qëndrës është Flora Nikolla, gazetare me një eksperience 30 vjecare në fushën e publicistikës dhe medias vizive.
Projekti “Albania Excellence”, për evidentimin e shqiptarëve të suksesshëm, ne vitin e 100 te shtetit shqiptar , ishte projekti i parë i kësaj Oendre e cila ka në fokus evidentimin e suksesit shqiptar kudo eshte dhe si programin afatgjatë krijimin e nje database të ekselencës shqiptare në botë.
Libri “100 histori suksesi ne 100 vjetorine Pavaresise” dhe Mbremja Gala e zhvilluar ne Teatrin e Operas dhe Baletit, pati nje jehone te madhe ne shtyp dhe u mireprip nga publiku , ndoshta edhe se kjo ishe hera e pare qe vendoseshin ne folus ne Shqiperi, shqiptaret e larguar.
Deri me tani, eshte krijuar nje data base, me te pakten 500 emra , te shqiptareve mbarekombetare te cilet kane arritur sukses te plote ne vendet ku punojne.
Ky data base, permbledh adresat e sakta,sikunder edhe nje interviste e cila tregon udhen e arritjes se ketij suksesi
Botimet dhe aktiviteti i Albanian Excellence
Veç librit , “100 histori suksesi në 100 vjetorin e Pavarësisë”, i promovuar me një mbrëmje Gala, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Nëntor 2012, në kuadrin e qëlllimit të Albanian Excellence, janë botuar vellimet , “Berati-Histori suksesi”(2013), Fieri-Histori Suksesi(2014), Vlora-Histori suksesi 2014, libra të cilat jane shoqeruar ne promovimin e tyre me një levizje qytetare ku në qendër kanë qenë personazhet e librave të ardhur enkas për këto evente nga vendet që jetojnë.
Mbrëmja Gala, ka qenë eventi i cili ka promovuar librat përkatës, sikundër personazhet kanë qenë në qendër të saj me historitë e tyre të suksesit.
Projekti “Zonjat shqiptarë në Nju Jork”, një aktivitet i ideuar dhe organizuar nga “Albanian Excellence”, mbante patronazhin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani.
“Zonjat shqiptarë në Nju Jork ideuar nga Albanian Excellence kishte ne perberjen e tij ka 60 zonja të suksesshme që kanë arritur të jenë të barabarta me shtetasit amerikanë duke nisur nga mjekësia, financa, politika, shkenca , gazetaria mësuesia etj. Janë zonja të cilat i përkasin të gjitha trojeve shqiptare, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.
Albanian Excellence ka organizuar , Mbrëmjen Gala , Albanian Excellence- Histori suksesi 2015 , Mbrëmjen Gala , Albanian Excellence- Histori suksesi
2016, Mbrëmjen Gala , Albanian Excellence- Histori suksesi 2017 ne Hotel Sheraton , ngjarje kur janë shpallur, Historitë e Suksesit që Albanian Excellence kishte evidentuar si të tillë gjatë vitit 2015, 2016 dhe 2017 në fushat të cilat janë përcaktuar nga bordi drejtues i Albanian Excellence janë, në fushën Politike, Sociale, Diplomaci, Sport, Biznes, Shëndetësi, Ekonomi, Shoqëri Civile, Botime, Muzikë, Televizion , Bujqësi, Drejtësi.
Më këto aktivitete jane promovuar dy librat
Të vërtetat e një suksesi 2016
“50×50, simboli i një brezi “, 2017
Albanian Excellence, është promotore e projektit për ndërtimin e vendkalimeve për invalidët, si dhe projektit për përdorimin e bicikletave, një lëvizje mbarëkombëtare e cila është zhvilluar ne Fier, Pogradec, Vlorë, Elbasan, Korçë. Kavaje.
Albanian Excellence organizoi me 1 deri ne 6 Maj, aktivitetin shume plansh “Te dua Arberi “, aktivitet nen kujdesin e Bashkise Tirane , organizuar ne Vitin e Heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu . Rreth 25 arbereshe , pjese e shoqates Vorea, erdhen ne kuader te ketij projekti ne Shqiperi, duke organizuar nje seri aktivitetesh ne disa rrethe te vendit.
Koncerti solemn “Jehonat e tingujve”, u organizua me shume sukses me 25 Nentor 2018 ne kuader te Festave te nentorit nen kujdesin e Presidentit te Republikes, z. Ilir Meta. Ky koncert promovoi krijimin e orkestres Albanian Excellence, ku bejne pjese instrumentiste te suksesit shqiptare qe interpretojne ne orkestra te njohura ne bote si, Itali, Gjermani, Spanje, France Greqi, Austri, USA, Australi etj Kjo orkester do te organizoje ne menyre periodike, koncerte ne Shqiperi dhe ne bote. Ne kete koncert , interpretoi edhe sopranoja me banim ne Nju Jork, Deshira Ahmeti Kerliu.
Krijimi i kesaj orkestre dhe organizimi i koncertit, “Jehonat e lutjes”, eshte një ndër nismat më serioze dhe kuptimplote qe organizohet ne festat e nentorit me idene e kthimit dhe bashkimit te shqiptareve te ikur ne vendin ame, ne pergjigje dhe te nismes qe Albanian Excellence nje qender qe ka si qëllim të kontribuojë në prezantimin, evidentimin, promovimin dhe përkrahjen e Shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Çamërisë të cilët kanë arritur të integrohen profesionalisht në vendet ku kanë emigruar apo ku aktualisht jetojnë dhe ku kanë treguar vlera të larta qytetare dhe arritje profesionale të larta duke ruajtur identitetin dhe kulturën Shqiptare.
Me 7 dhjetor 2018 ne Hotel Sheraton u organizua Mbremja Gala. “Vlera e te qenit grua ne shekullin e XXI” kur u promovua edhe libri me te njejtin titull.
24 zonja nga fusha te ndryshme u nderuan me titullin e larte. “Zonjat qe bejne Shqipërine” me nje public te zgjedhur te cilet vleresuan dhe mikpriten kete aktivitet ne nderim te zonjave shqiptare.