Tiranë, 2 korrik/AE/.- Pa kaluar ende 24 orë nga publikimi i komunikatës së Bienales së dytë Ndëkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, reagimi ka qënë i menjëhershëm, befasues dhe shumë entuziast për artistët e këtij arti të njohur në të gjithë botën pë forcën dhe mendimin sintetituez e plot inteligjencë që sjell.
Me sa duket tema përzgjedhur nga bordi artistik i kësaj Bienaleje , “ Ku shkon bota ? “Where the world going ?, ka goditur menjëherë artistët duke reaguar ne dërgimin e këtyre punimeve të cilat do të përshfaqen në një aktivitet madhshtor në nëntor në Tiranë, muaj që përkon më 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë , por edhe me 10 vjetorin e themelueses së kësaj Bienaleje, Albanian Excellence.
Reagimi i parë ka qënë nga sitet më të njohur të karikaturës ë botë , të cilët kanë marrë komunikatën në shqip dhe pasi e kanë përkthyer në anglisht e kanë botuar në sitet e tyre duke e inistitucionalizuar dhe duke i dhënë trajtë të shquar tashmë këtij aktiviteti që e nisi udhën e tij dy vite më parë në Pogradec, në qytetin e lindjes së Niko Nikollës, këtij personaliteti të humorit dhe të satitës shqiptare , duke e shënjuar për herë të parë Shqipërinë në hartën e karikaturës botërore .
Komunikata e Bienales ku jepen të gjitha detajet e organizimit eshte botuar në faqe të tilla te njohura si www.cartoonmag.com, https://indiatoons.com/, https://egyptoons.blogspot.com/, ional-websiteSyriacartoon website, https://www.irancartoon.com.
Më poshtë po botojmë letrën që ka adhur në adresë të Bienales nga Abbas Naseri Drejtor dhe menaxher i cartoonmag.com
Pershendetje te dashur miq
Lajmi juaj eshte publikuar në faqen e internetit www.cartoonmag.com
Me përvojën e gjykimit të më shumë se 61 eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare
Qëndroni në kontakt me ne.
Abbas Naaser
Drejtor Menaxher dhe Redaktor
Po surprizat e mëngjësit të së shtunën , 2 korrik do të vijonin kur në postën elektonike kishim mbëritur me fokus planetin tokë dhe jetën e saj në shumë plane , punime nga Indonezia, Kina (2 autorë), Sërbia, Maqedonia e Veriut . Turqia. Surprizë kanë qënë dhe karikaturat e dërguara për temën e dytë të kësaj Bienaleje , Agim Sulaj Portret , vepra te cilat kane ardhur nga Serbia dhe Maqedonia e verit perkatesisht nga Mileta Milorado, Keti Radevska,
Në Shqipëri , në këtë shekull , kjo është iniciativa e parë që merret në këtë drejtim me një emër të njohur në fushën e satitrës dhe të humorit sic është Niko Nikolla, i cili diti të hedh bazat e karikaturës në gjysmën e shekullit të XX në Shqipëri përmes revistës Hosteni të cilën e drejtoi për 25 vite . Kjo revistë u kthye në një shkollë karikature në Shqipëri, në këtë revistë u krijuan një grup karikaturistësh të cilët sot janë të njohur në të gjithë rruzullin si Agim Sulaj, Ilir Pojani , Sabaudin Xhaferri, Kosta Raka e shumë të tjerë .
Të paktën 250 punime nga 50 vende të botës u dërguan dy vite më parë në adresën e Bienales ballkanike të karikaturës Niko Nikolla “Buzëqeshje ballkanike”, që u organizua, më 18- 20 shtator 2020, në Pogradec në qytetin e lindjes së humoristit të njohur .
Harta gjeografike, e këtij eventi, perfshiu të gjitha vëndet e gadishullit te Ballkanit si, Shqipëria, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Rumani, Itali, Austri , Poloni, për të vijuar në Indi, Iran, Kinë, Indonezi, Rusi, Siri, Argjentinë etj.
Tematika e karikaturave të prezantuara ishte e shumëllojtë duke nisur nga probleme të mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemve te ndryshme te para në planin global.
Nuk mbeti pa u prezantuar edhe situata e krijuar nga Covdi 19. Tema “Buzëshje ballkanike”, e përzgjedhur nga organizatorët gjeti vend në shumë punime apo karikatura nga autorë të ndryshëm. Ndaj dhe prezantimi e koncepti si e panë këta artistë, konceptin ballkanik , ishte shumë interesante.
Ndërkohë, Presidenti i jurisë dhe drejtori artistik i këtij eventi ndërkombëtar, karikaturisti dhe piktori me banim ne Itali , i njohur në planin botëror, Agim Sulaj, cilëson se ky, “manifestim do të jetë madhështor” .
Ai shprehet se, “kjo Bienale, eshte vlerë e Niko Nikollës, që edukoi me dashuri një brez te mrekullueshëm artistësh të humorit, satirës, karikaturës. Kenaqësi sot t’i rikthehemi figurës së tij me një mirënjohje e faleminderit plot humor mbi botën dhe cdo fenomen që ajo kalon sot.
Drejtore Ekzekutive e këtij projekti eshte CEO e Albanian Excellence dhe themeluesja e kësaj Bienaleje, zonja Flora Nikolla .