Dashuri njerezore nga zonjat e suksesit ne Patos

Flora Nikolla shkruan :

Albanian Excellence shpall Ambasadoret  për vitin 2020

1 Tetor/AE/-Unë nuk e njihja personalisht zonjën Rajmonda Balilaj. Kisha dëgjuar  shumë të flitej për të …,kisha dëgjuar se, ishte një zonjë e vendosur në punën që bëntë me sukses të plotë, në Patos, një qytez i vogël në Myzeqe, 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit, shtrirë përgjatë një vargu kodrinor i cili ndan Fushën e Myzeqese nga lugina e lumit Gjanica.

Një ditë nisje shtatori, me re grindavece u nisa ta takoja.  Udha pasi kalova Fierin, me çoi në një udhë të drejtë  mes një vargu kodrinor. I ngjante një harku, apo më mirë  thene, një amfiteatri natyror. Patosi, është pjesë e kodrave të Mallakastrës së poshtme të cilat vazhdojnë drejt Jugut deri në lumin Vjosë.

Kështu u njoha me këtë Qytezë industriale të krijuar në vitin e  largët, 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën “zona Patos-Marinëz”,  (një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë).

Patosi , kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri më priti më zagushi . Në zyrën e rregulluar më aromë gruaje nikoqire, u njoha personalisht me kryebashkiaken , të cilën deri në atë moment e kisha njohur vetëm përmes një korespondence këmbëngulëse e në vijueshmëri periodike per Historite e suksesit te zonjave shqiptare.

Kështu,  kishim mundur të krijonim mes nesh një raport miqësor dhe Rajmonda Balilaj  me ne fund te ketij dialogu virtual, të mund te merrte pjese në 121 historitë e suksesit të Zonjave shqiptare të promovuar tashme në një Ekspozitë të realizuar me sukses në Presidencën e Shqipërisë, në Strugë  në Maqedoninë e Veriut  por dhe në  qytetin aromë-plotë  të Poradecit .

Libri me 121 fotot e me shkrimin shpjegues të suksesit të zonjave me siglën e bukur të Albanian Excellence, qendronte këmbëngulës në tavolinën e  zonjës Balilaj.

Ishte i bardhë me siglën kuq e zi të flamurit të mishëruar në  logon e Albanian Excellence.

Më degjoi me vëmëndje  mbi ecurinë e projektit dhe  si mendonim ta vijonim  në qytetin që drejtohet prej sa me sukses.

Udhës deri aty , më kishte bërë përshtypje, pastërtia ne qytet dhe bojatisja e kujdesshme e pallatave të ndërtuara diku rreth viteve ’70 të, te nje shekulli me pare .

I fola për përshtypjet  e para të qytetit që ajo punon shumë. Më dëgjonte me vëmëndje .

-Sa bukur i paskan përshtatur , … ngjajnë si në përralla, kisha menduar, duke falenderuar arkitektin që  dukej se kishte goditur.

-Jo më tha , Rajmonda, kur i tregova çfare kisha menduar  .

I kemi konceptuar vetë që duhet të jenë kështu … !!!, tha  ajo me një buzëqeshje të lehtë.

Qyteti , ku rreth tij prodhohet shumica dërmuese e naftës bruto në vendin tonë, u bë keshtu pa një pa dy me vendimin e zonjës Balilaj, vend qendrimi  i ekspozitës së suksesit  të zonjabe shqiptare kudo janë .

Deri këtu  sigurisht është bukur pjesa e vijimësisë së kësaj ekspozite, çelja e të cilës pati sukses dhe u ndoq  këtë nisje vjeshte dhe në qytezën e Preshevës, qytetit palcërisht shqiptar qe ndodhet në Republikën e Sërbisë .

Sepse , Patosi vijon këtë rrugëtim suksesi të 121 zonjave që kanë arritur sukses në jeten e tyre në SHBA, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Gjermani,  Zvicër, Itali, Kalabri  etj.

Por jo vetëm  do të celet kjo ekspozitë , ka dhe më shumë.

Të paktën 10 zonja të shpallura si histori suksesi do të jenë këtë të premte në qytetin e Patosit  në kuadër të  hapjes së ekpozitës “121 jetë suksesi  në 121 foto “.

Në një forum të hapur ku do të flitet dhe për fizionominë e suksesit të gruas së  ‘qytetit si në përralla’ ,  dhe pastaj do të flasë edhe Albanian Excellence , kjo qëndër në dukje modeste por që në shtate vitet e  jetës së saj, ka mundur të krijojë, encklopedinë e Suksesit shqiptar  me et pakten 600 histori suksesi kudo ne bote.

Në këtë aureolë të bukur do të shpallen edhe Ambasadoret e Albanian Excellence për Patosin  në vitin 2020…!!!

Cfarë do të mund të bëjnë këto zonja të nderuara në Patos … ???

Pak dhe shumë  …!, ashtu si  thoshte Nënë Tereza jonë !!!

Ato, do të jenë bashkëshoqëruese të jetës së këtij qyteti në ditët  dhe netët e tij ,  do të japin aty pa kursim,  nga dashuria e tyre profesionale dhe njerëzore. Kete bagazj miresie dhe dashurie do ta japin pa kushte, për fëmijët , për banorët e tij në arsim, shëndetësi, ne art në kulturë , në mirësinë njerëzore !!!

Nuk ka vend per koment ne kete rrethnaje dashurie !!!  Jo !!!

Sepse , keshtu , së  bashku ne  jemi më të mirë e më të fortë me dashurinë njerëzore në mes , atë që në një ditë gushti me zagushi, na dha mundësinë ta mishërojmë në Patosin e vogël , një zonjë e madhe !!!

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *