Kryetari Xhakolli: Ndihem mirë kur nderojmë figura të njohura të qytetit Poradec, 25 Shtator/AE/- “Ditët e humorit Niko Nikolla” , do të zhvillohen çdo vit në qytetin e Poradecit, në 20-23 Maj, në kujtim të gazetarit, shkrimtarit dhe humoristit të njohur, kryeredaktorit legjendë të Revistës humoristike “Hosteni”. Ideja e gazetarit dhe pedagogut të njohur Ilir Shyta, për të kujtuar Niko Nikollën në qytetin e tij, është përkrahur nga vajzat e humoristit të njohur , Flora dhe Zana, në kujtim të atit të tyre , i cili që në vegjëlinë e tyre të hershme i ka ushqyer me një dashuri të madhe për qytetin e tij të lindjes. Në një takim të zhvilluar të mërkurë me kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli, Flora Nikolla, ka parashtruar idenë e organizimit të këtij aktiviteti që mendohet që të kthehet në një traditë në qytetin e liqerit.”Akademia Hosteni”, e ndërtuar nga Niko Nikolla, sot ka figura të shquara , në të gjithë botën , në karikaturë, letërsi, gazetari , kinematografi . Ditët e Niko Nikollës , do të rikthejnë në këtë qytet të mrekullueshëm e me tradita të pakontestueshme kulturore, figura të njohura, përmes artit të tyre, aktiviteteve shumë dimensionale nga ekspozitat deri konkurset ndërkombëtare në gjini të ndryshme të humorit . Në këtë mënyrë ne jo vetëm rivitalizojmë jetën e qytetit , tha Nikolla, por dhe i japim një zhvillim humorit si një gjini që duhet zhvilluar më tej duke mbajtur gjallë emra të mëdhenj si Nonda Bulka, Spiro Çomora, Zef Bumçi , Qamil Buxheli , Dionis Bubani ” . Ideja e parashtruar nga Nikolla , ka gjetur përkrahjen absolute të kryetarit të sapo zgjedhur të Bashkisë së Poradecit, Ilir Xhakolli, i cili tashmë në punën e tij e ka të qartë planin e kthimit tē Poradecit , një prej qyteteve më të bukur të vendit , në një atraksion të vërtetë turistik . “ Ndihem mirë të nderojmë figura të shquara të qytetit tonë. Do ta organizojmë dhe do ta kthejmë në një traditë , keni mbështetjen time dhe të Bashkisë që unë drejtoj , është shprehur zoti Xhakolli, për këtë aktivitetet kushtuar një prej figúrave më emblematike të qytetit të liqenit . “Ditët e humorit Niko Nikolla” do të organizohen si një bashkëpunim i Albanian Excellence dhe Bashkisë së qytetit të Poradecit.Data 20 maj , është dita e tij e lindjes nē qytetin ku rkthehet për të mbajtur të gjallë dashurinë e tij për vendlindjen përmes veprës së tij.