Dy ëndrrat e realizuara bukur nga Dr. Aurora Meta Dollenberg

Nga Flora Nikolla

Tiranë, 21 Mars/AE/- Për Aurorën e vogël, shpëtimi i një jete njerëzore kish qënë një ëndërr e madhe, një dëshirë e brëndshme që vogëlushes kur e mendonte, ja bënte jetën të bukur.

Ndoshta, Aurora u lind me yllin për të qënë mjeke, ndoshta këtë dëshirë ja kultivoi  nëna e saj, me ëndrrën e mbetur në sirtar për të mos qënë mjeke për shkak të kufizimeve diktuara nga koha që quhej komunizëm.

Ndaj dhe Aurora kur e plotësoi këtë ëndërr të madhe, dhe kur ul në bankat e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, përkushtimin për të nxënë e kish patur në skaj .

Orët  e studimit i dukeshin minuta, leximi ishte miku më i mirë i orëve të gjata të vajzës së brishtë . Kështu plot vullnet dhe plot dëshirë për të mësuar mjekësinë, Dr.Aurora Meta Dollenberg, ia kushtoi vitet e bukura të rinisë, shkencës dhe  mjeksisë.

Tashmë, ëndrra e saj është një realitet i bukur, Aurora është mjeke në Hanovër, Gjermani. Ajo trajton sëmundje të përgjithshme por dhe speciale. Si mjeke urgjence, ndihmon  në shpëtimin  e jetëve të pacientëve nga sëmundjet akute vdekje-prurëse. Si psikoterapiste kujdeset që pacientët e saj të kenë një shëndet të mire psihik  duke rritur cilësinë e jetesës .

Dëshira e ëndrra e Aurorës për të shpëtuar jetë njerëzore, janë sot të realizuara në sajë të punës së saj këmbëngulëse, të shpirtit krijues, në sajë të guximit dhe dashurisë për profesionin, të cilat e ndihmuan që së bashku me motrën e shoqen e saj të pandarë, Elonën  të hapnin dy klinika private në qytetin ku jetojnë  në Gjermani.

Por jo vetëm kaq, qershia mbi tortë është krijimi nga dy motrat Aurora dhe Elona, të Federatës së Mjekëvë Shqiptarë  për Europën me të cilën synojnë që  të paktën, 3000 mjekët shqiptarë që punojnë në Europë, t’i rrjetizojnë, duke  rritur nivelin shkencor, për të lobuar për një emër gjithnjë e me të lartë të shqiptarëvë në Europë. Deri me tani kjo Federatë, ka zhvilluar  me sukses takime në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, dhe  në Hollandë.Aurora thotë në këtë intervistë që rrugëtimi do të vijojë  në të gjitha vendet europiane, ku do të identifikojnë dhe  njohin personalisht  kolegët e tyre, mjekët dhe shkencëtarët e një gjaku.

Por  Dr. Aurora Meta Dollenberg, ka një sukses të madh të realizuar në jetën e saj, pavarësisht profesionit të saj të dashur. Kjo është familja për të cilën ajo krenohet dhe jeton !!!

“Suksesi në kohën e koronavirusit”: Do të lutesha për të gjithë që kjo krizë shëndetësore të kalojë sa  më shpejt

Në këto ditë kur jeta qëndron pezull në të gjithë botën nga një armik i padukshëm e hileqar me jetën e njerëzimit, Aurora, vazhdon jetën e saj në Gjermani. Jo rrallë e shohim në ekranet e televizioneve shqiptare duke dhënë mesazhe qetësie, duke ndarë eksperienca për këtë virus që ka shkaktuar  paralizën totale të jetës së planetit.

Në këto ditë, Aurora vijon punës e saj në klinikë me rutinën  saj të përditshme . Ajo thotë se, në Gjermani shoqëria po e përballon me shumë dinjitet krizën e koronës, pa shënja alarmi apo histerie publike

“Si mjeke do të këshilloja zbatimin e të gjitha masave mbrojtëse që janë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë” shkruan ekskluzivisht Aurora në këtë intervistë  për Albanian Excellence  për rubrikën “Suksesi në kohën e koronavirusit” .

“Nga ana njerëzore do të lutesha për të gjithë, që kjo krizë shëndetësore të kalojë sa  më shpejt dhe të mos humbasë asnjë një jetë e pafajshme më tej”, cilëson Dr.Aurora Meta Dollenberg e cila është përzgjedhur  nga Albanian Excellence, në 121 historitë e suksesit të zonjave shqiptare kudo janë për vitin 2020, fotot e të cilave do të të prezantohen në Ekspozitën, “Fuqi , traditë, sukses”.

Për herë të parë në këtë intervistë po botojmë  foton e Aurorës, veshur me kostum popullor  realizuar nga fotografi Olsi Beci, për Ekspozitën “Fuqi, traditë sukses“ , e cila sipas kalendarit zyrtar  të Albanian Excellence do të organizohej gjatë muajit mars në Zagreb(Kroaci) dhe në qytetet e Librazhdit dhe të Lezhës në Shqipëri por që nuk u hap për shkak të Pandemisë botërore.

Por realizimi i një serie me intervista më zonja të suksesit, krijon mundësinë jo vetëm për t’i njohur zonjat  suksesit shqiptar në një dimension tjetër njerezor,por krijon dhe hapësirën  nevojshme për botimin  librit, “Suksesi i zonjave shqiptare në botën e koranavirusit”, që do të promovohet në dhjetor 2020,  në organizimin “Zonjat shqiptare që bëjnë botën”.

F.N: Cilat ishin arsyet dhe dëshirat që ju shtynë që të zgjidhnit profesionin e mjekes ?

A.D:  Dëshira për t’u bërë mjeke, ka qënë një dëshirë imja  që kur isha e re. Doja të kisha një ndikim të rëndësishëm pozitiv në jetën e tjerëve. Shpëtimi i një jete njerëzore për mua ishte një ëndërr e madhe.

F.N : Prindërit tuaj e mbështetën  këtë vendim tuajin ?

A.D: Po, plotësisht të dy prindërit më kanë mbështetur deri në vetë-flijim në rrugën e gjatë dhe sterlodhëse te mjekesisë. Mamaja ime kur ishte e re, kishte dashur shumë të studionte mjekësi, por sistemi politik komunist në  vitet 70-në në  Shqiperi nuk ja lejoi dhe ajo u bë ekonomiste. Endrra e saj më ndikoi në pasionin tim të hershëm për mjekësinë.

F.N : Si i kujtoni vitet e studimet  në Fakultetin  Mjekësisë në Tiranë ?

A.D: Për mua vitet e fakultetit kanë qënë vetëm vetem Lexim, Lexim Lexim…  Ndonjëherë para sezonit te provimeve kam studiuar edhe 12 orë pa ndërprerje.  Atëhere kam jetuar shumë pak kohë, mund të them  se vitet më të bukura e vitale, unë ia kam kushtuar shkencës së mjekësisë.

F.N: Ju së bashku me motrën tuaj Elonën, keni krijuar  Federatën e Mjekëvë Shqiptarë  për Europën “

A.D: Po krijimi i Federatës së Mjekëve Shqiptarë, ka qënë një punë konseguente 13 vjeçare që nisi kur ishim studente dhe kur organizonim  trajnim dhe exchange falas per mjeke e studentë . Këtë punë e e kurorezuam në vitin 2019 me themelimin e Federatës së Mjekëvë Shqiptarë për Europën.

 F.N : Cili është qëllimi i krijimit të  kësaj federate ?

A.D: Qëllimi i krijimit të  Federatës së Mjekëve shqiptarë për Europën , është transmetimi i   dijeve dhe eksperiencave profesionale  mes kolegëvë brënda dhe jashtë trojeve shqiptare.

F.N: Çfarë doni të realizoni me këtë Federatë, a keni një strategji tuajën dhe pse  mendoni se do të funksionojë qëllimi i saj ?

A.D: Sipas të dhënave rezukton së në Europë, janë më shumë se  se 3000 mjekë shqiptarë. Përmes Federatës, në synojmë që këta akademik ti rrjetizojmë, për të rritur nivelin  tonë shkencor dhe për të lobuar  kështu për një name apo për një emër gjithnjë e me lart të shqiptarëvë në Europë.

F.N:Ju keni organi zuar disa aktivitete dhe takime në kuadër të kësaj Federate në disa vende të Europës, çfarë mund të tregoni në këtë intervistë mbi këto takime ?

A.D: Takimet e Federateës, deri më tani janë zhvilluar në pesë shtetet të cilat janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali dhe Hollandë .Të gjitha takimet e them më kënaqësi, që kanë patur një sukses të madh që ka tejkaluar parashikimet tona. Rrugëtimi do të vijojë për gjatë të gjithë vitit në të gjitha vendet europiane, ku ne do të identifikojmë dhe ku do të njohim personalisht kolegët tanë mjekë dhe shkencëtarë.

F.N: Çfarë mund të tregoni në këtë intervsitë për ndryshimet mes  dy sisteme  shëndëtësore, Gjermanisë dhe  Shqipërisë ?

A.D: Në Gjermani çdo shërbim mjekësor është i mbuluar nga arka e shëndetit. Në këtë mënyrë, pacienti gëzon një shërbim maksimal  mjekesor . Ndaj dhe jetëgjatësia mesatare dhe cilësia  e shendetit trupor e psiqik në popullatën gjermane, është shumë më e lartë se në Shqipëri.

F.N: Cili është raporti mes emocionit dhe racionalitetit që duhet të ketë në karrierën e tij  një mjek? 

A.D: Ne si mjekë veprojmë në bazë të Protokolleve më të fundit  mjekësore të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë). Në këtë pikë të njohurisë mjekësore nuk bëj asnjë kompromis.  Patjetër si psikoterapiste kam mësuar edhe nga eksperienca të degjoj gjithnjë  zërin e shpirtit të pacientit dhe emocionet e tyre. Kështu njohuritë e mia kushtëzohen  nga një njohuri e  duhur dhe e saktë mjekësore dhe si dëgjuese e vëmëndshme e emocioneve të mia dhe emocioneve të pacientëve.

F.N: Ju hapet dy klinikat private në Gjermani …

A.D: Që kur jetoja në Shipëri, gjithnjë kam qënë një person që ka patur shumë kreativitet  dhe frymë luftarake në arritjet mjekësore. Kjo bëri të mundur që të dilja  me rezultatet më të mira në Univesitetitin e Tiranës dhe paralalisht të bëja punë vullnetare dhe akademike me organiatën  “Mjekët e së ardhmes”. Puna ime në spitalet gjermane, pati qëllim të specializohesha dhe më tej perdora energjite e mia prej iniciatore për hapjen e dy klinikave private. Patjeter që  Elona, motra ime  dhe kolegët, do të ishhte arsyeja për kaq guxim në këtë   sipërmarrje. Kisha besim dhe e dija qe Dr. Elona do t’i shtohej  skuadrës mjekësore pas dy vitesh, ajo eshte 2 vite me e re se unë.

F.N: Cilat janë çështjet që ju trajtoni dhe cila ka qënë rrjedha e punës tuaj ?

A.D : Unë jam mjeke familje dhe trajtoj çdo sëmundje të pëgjithshme  dhe speciale. Si mjeke urgjence,ndihmojmë  në shpëtimin e jetëve të pacientë ve nga sëmundjet akute vdekje-prurëse. Si psikoterapiste kujdesem qe me anë të një shëndeti më të mire psiqik të pacienteve, të rris cilësinë e jetesës te  tyre afatgjate.

F.N:Mund të tregoni në këtë intervistë, cila kanë qënë kënaqësitë më të mëdha që  keni marrë nga profesioni juaj …? 

A.D: Fakti që unë mund të ndikoj pozitivisht në jetën e shumë pacientëve  është për mua një  privilegj i madh, është  misioni im në jetë.

F.N: Cili është vizioni juaj mbi fenomenin migrator dhe përgjigja ndëekomëtare për  këtë fenomen ?

A.D: Mendoj që migrimi i siguron siguron në radhë të parë individit mundësi për të arritur  sukses dhe realizim si personalitet, gjë të cilën në vendin mëme nuk do të kishte patur të mundur. Në linjë të dytë edhe vendi mëmë, ka vetëm përfitime nga këto individë të emigruar që kthehen dhe japin dije e madje edhe vlera të mira monetare. Shkëmbimet kuturore në  emigrim e përmirësojnë vendin tonë dhe shqiptarët.

F.N:Si do ta përcaktonit ju sot rolin e mjekeve në  shoqëri ?

A.D: Në Gjermani, mjeku gezon një status të lartë në shoqëri. Vashdon të jetë edhe këtu në Gjermani imazhi, që mjeku eshtë një person human  dhe shërues, të cilin e respektojnë maksimalisht  të gjitha  shtresat e shoqërisë.

F.N:Në Gjermani, ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh, si e shihni ju këtë  komunitet,sa i integruar është  ky komunitet në jetën gjermane?

A.D: Pas nëntë vitesh në  Gjermani, ndihem shumë e integruar. Bashkëshorti im gjerman im gjermani ka luajtur nje rol vendimtar, në faktin që unë ndihem 100 për qind shqiptare dhe nuk kam asnjë dallim nga gjermanët.

F.N :Ju keni arritur  sukses, cilat kane qënë pikat kyçe të këtij suksesi?

A.D: Suksesi më i madh përr mua është familja ime. Për të krenohen dhe jetoj. Puna akademike dhe gjithë arritjet mjekësore për mua janë janë sekondare.

F.N: Këtë intervistë po e realizojmë në ditët e Coronavirus, një pandemi botërore. Cili ka qënë ritmi i ditës tuaj përballë rrezikut të kësaj  sëmundje …?

A.D: Unë jetoj në Gjermani dhe këtu shoqëria po e përballon me shumë dinjitet krizën e koronës, pa shënja alarmi apo histerie publike.  Puna ime në klinikë dhe rutina e përditshme e vazhdon  për mua si gjithmonë.

F.N: Cili është kuptimi i  jetës që ju doni  të precizoni në këto ditë pandemike ?

A.D: Si mjeke do këshilloja zbatimin e të gjitha gjithe masave mbrojtese nga OBSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Nga ana njerëzore do lutesha për të gjithë që kjo krizë  shëndetësore të kalojë sa  shpejt dhe që të mos humbasë asnjë një jetë e pafajshme më tej.

Ju faleminderit   

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *