“Hosteni”, legjenda e heshtur po rizgjohet

Shkruan Flora Nikolla

Tirane, 5 dhjetor/AE/-Pese vite më parë, kur Albanian Excellence mori përsipër  t’i  jape një gjasë të re letërsisë  se  humorit dhe  karikaturës  shqiptare në plan global,  e gjitha të përshfaqej, si një portë e mbyllur.

Kumbari i këtij aktiviteti u vendos të ishte Niko Nikolla, personalitet i humorit në Shqipëri, shkrimtar , publicist i njohur, kryeredaktor  për një cerek shekulli i revistes  “Hosteni”, revista e  vetme  e humorit në Shqipëri, e konsideruar  si e vetmja reviste opozitare ne sistemin komunist.

Revista “Hosteni”,  ishte  njeherezi edhe shkolla e humorit shqiptar  mbështetur në dy shtylla : letërsi dhe karikaturë. Në këtë revistë  shkruan emra si, Dritëro Agolli, Spiro Comora , Nonda Bulku,  Sabri Godo, Qamil Buxheli,  Dionis Bubani , Robert Goro, ne letersi por edhe  emra  si Agim Sulaj, Bardhyl Fico,Ilir Pojani, Koco Devole, Dhimitraq Ligori, Tef Palushi, Zef Bumci  ne karikature.

Bazuar edhe në përvojen botërore,në krijimin e cmimeve të tilla, Albanian Excellence, vendosi të ideojë dhe të krijojë një  konkurrim botëror dhe mbarëkombetar përkatësisht në karikaturë dhe në letërsi , duke risjelle në vëmëndje humorin shqiptar ne dy dimensionet e tij kryesore, përmes  një emri tejet llogjik dhe përfaqësues sic është  Niko Nikolla.

Shumë syresh  ngrinin  supet e thonin që askush nuk i jep vëmëndje humorit dhe satirës  se  shkrimtarët , karikaturistët ose kishin ikur nga Shqipëria, ose nuk punonin më  këtë gjini . Pastaj thonin se ishte mbyllur një derë se të mëdhenjtë që kishim shkruar një epokë të këtij zhanri shumë të vështirë,  kishin ikur në një botë tjetër…

Të tjerë këmbëngulnin e këmbëngulin  që të risillet revista  “Hosteni”  që ende nuk dihet se pse nuk i  zgjidhet pengu. Por bile, ka dhe nga ata krijues të humorit të cilët  për hir të pengut thonë ,që të nisim ta  botojmë më një titull tjetër si “Hosteni i ri,” apo “Hosteni ynë “ dhe se vec që kësaj reviste të mos i ikë emri e të ketë sërish jetë.

Nuk  di të ketë ende një botim të para 90-tës që edhe pas kaq vitesh të kërkohet me kaq ngulm të jetë pranë të gjithëve …, do të thoja se është një legjendë e heshtur që jeton brenda të gjithëve e që e lëshon thirrjen e saj , sa here që i përmëndet emri e fama e mirë .

Gjitjhsesi me emrin embëlemë të kësaj reviste. Niko Nikolla, 50 shtete nga i gjithë planeti sollën në Pogradec, krijimet e tyre  për ti prezantuar në  Bienalen e Parë Ndërkombëtare të Karikaturës , që shënjëzoi , futjen për here të parë të Shqipërisë në hartën e karikaturës botërore, këtij  zhanri kaq të aplikuar , vlerësuar , kujdesuar  në botë që të bën ta shohësh shoqërine  në një plan tjetër , me grotesk , me buzëqëshje në mëndim, pa u lodhur me fjalë boshe.

Ja kështu u krye… sfida e parë ,  në një moment të vështirë shkaktuar nga COVID 19 , u konkludua me sukses  duke e futur Shqipërinë në hartën e karikaturës botërore.

Sfida e dyte …  Ishte Letërsia satiriko-humoristike … Më e vështirë …, por u shpall me dëshirën që  krijuesit shqiptarë kudo në botë, të ofronin  krijimet  e tyre  të humorit në këtë konkurs i cili organizohej për herë të parë , pas një periudhe relativisht të gjatë pauze në ketë gjini shumë të rëndësishme në formëzimin e filozofisë së jetës së një shoqërie.

Konkursi Mbarëkombëtar të Letërsisë së Humorit Niko Nikolla, kish në edicionin e tij të parë,  si ide krijimin e  një harte gjeografike për shkruesit shqiptarë  në botë që nxisnin krijimet e tyre me ketë lloj letërsie.

Puna sistematike e ngritur nga grupi drejtues, bëri të mundur , grumbullimin e te paktën  40 autoreve  shqiptarë që shkruanin letërsi të humorit  të prezantuar  ne gjininë e prozes në   roman , tregime, fejtone , komedi dhe skece si dhe poezi ( poezi , fabula), Autorët e prezantuar  ishin  nga Shqipëria ,  Kosova ,  Maqedonia, Gjermania, Franca,  Italia, Kalabria, Serbia (Presheva), Anglia , Greqia etj .

Dy edicionet e tjera përkatësisht në karikaturë dhe në prozë sollën sërish një ecje perpara në vijëzimin e rëndësisë së humorit dhe të satirës.

Fondi i karikaturës botërore që ka sot  Bienalja ndërkombëtare e karikaturës Niko Nikolla,  numëron mbi 300 vepra te vlerësuara  e mbi  2500 vepra te dërguara ne adresen e saj nga 100 shtete te planetit , ndërsa  fondi i Konkursit mbarekombetar të letërsisë së humorit , 100 vepra të prezantuara në të tre edicionet e tij.

Ne kete edicionin te trete te ketij konkurrimi është Korca që do të presë mbi 30 autorë  shkrues të letërsisë së humorit  nga data 13-15 dhjetor  nga  e gjithe hapësira mbarëshqiptare por edhe nga Italia, Gjermania etj.

Misioni për të nxitur letërsinë e humorit , një konjukture e rëndësishme e letërsisë por e vijëzuar  si e dorës se dyte , vijon këtë vit në Korcen e traditës dhe të kulturës.

Ne këtë konkurrim janë prezantur autorë dhe personalitete të njohura të humorit mbarëshqiptar nga Shqipëria,Kosova, Maqedonia, Gjermania, Italia si,  Bujar Kapexhiu, Arben Cejku, Marash Mirashi, Ferid Lamaj, Bashkim Hoxha , por edhe emra të njohur nga hapsira mbarëshqiptare  si  Faruk Tasholli,  Osman Goranci,  Musa I Ahmetaj, Sevdail Hyseni etj.

Ditët e Korcës, do të jenë frenetike por plot humor, e aktivitete ku do të nderohen në mënyrë dinjitize autorët që dinë të shkruajne humor e që na bëjnë të gjithe të buzeqeshim me nje filozofi tjetër jete.

Sfidat janë të shumta, vëshirësite edhe më të mëdha, misioni  shumë fisnik , njerëzor dhe shume i kultivuar ; te mbështesim e të vendosim në vend të merituar ‘ letërsinë që është më serioze se letërsia serioze  konfiguruar seriozisht në revistën “Hosteni”, legjenda  qe sot vijon te therrase emrin e  Niko Nikolles.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *