Klik Ekspo Klik hap dyert për Bienalen e Dytë Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla

 1-4  dhjetor – bota zbret në Tiranë

Tirana, 4 nentor/AE/- Albanian Excellence organizoi gjatë vitit 2022 , Bienalen e  dytë Ndërkombëtare Niko Nikolla e cila do të finalizohet  në datat  1-4 dhjetor 2022 në  Tiranë.

Këshilli artistik i kësaj Bienaleje , pasi rahu shumë mendime e propozime, vendosi që këtë vit temat të ishin, “Ku shkon Bota ?” dhe si temë e dytë : portret karikaturë, te artistit te nivelit botëror, Agim Sulaj.

Është për t’u nënvizuar fakti i mikpritjes që pati kjo Bienale nga  artistët në botë , në momentin që sitet më të njohura të karikaturës,  botuan pa asnjë ngurim njoftimin e Albanian Excellence për  shpalljen e këtij konkursi botëror  të karikaturës.

Ka qënë një punë e madhe që është bërë nga grupi organizator , ditë pas dite e muaj pas muaji , për të mbërritur në këtë finale të madhe .

Në  finale,  me kënaqësi njoftojmë se në këtë konkurim panbotëror morën pjesë, 70  shtete të planetit me  400 autorë,  llogaritet që në konkurimin final të prezantohen në këtë trend shumë të njohur  në botë, 300 karikatura.

Drejtori Artistik i Bienales, është Agim Sulaj, më të paktën 300 çmime ndërkombëtarë, një garanci absolute në kredibilitetin e pjesmarrjes së autorëve nga e gjithë bota .

Por garanci për këtë pjesmarrje të madhe, ishte niveli shumë i lartë dhe dinjtoz i organizimit të Bienales së pare, sa profesional dhe shumë dimensional Ky është aktiviteti i parë në karikaturë me këto përmasa që zhvillohet ne Shqipëri.

Juria  Ndërkombëtare  e Bienales së Dytë Ndërkombëtare të Karikaturës

Juria ndërkombëtare është e përbërë nga Angel Boligan , karikaturist mjaft i njohur nga Meksika, i cili u nderua me cmim të parë në Bienalen e parë Ndërkomëtarë Buzëqeshje Ballkanike, karikaturisti bullgar, Valentin Georgiev, karikaturisti nga Kosova Agim Krasniqi, nga  Gianni Martini (Itali), Raffaella  Spinazzi Itali , Bernard Bouton (Francë), Rezear Xhaxhiu(Shqipëri)

Kryetar i Jurisë  ndërkombëtare eshte artisti Agim Sulaj.

 Bienalja e  dytë Ndërkombëtare e Karikaturës

1-4 dhjetor Tiranë

Pjesmarrja në Bienalen e Dytë Ndërkombëtare të Karikaturës

 

Të paktën 70   vende nga e gjithë bota  kanë dërguar  punimet e tyre duke arritur një shifër prej 1800 karikaturash me temën, ”Ku shkon botë”,  duke përfshirë një gamë të madhe temash të mprehta që kapin botën sot.

Tema të tilla aktuale si Covid,  politika sot në botë, lufta në Ukrainë,  mjedisi, problemet e drogës, marrëdhenieve në familje,  bota e internetit që ze sot në masën më të madhe jetën e fëmijëve,  janë disa nga temat që karikaturistë nga e gjithe bota kanë sjellë në ketë Bienale, duke ju përgjigjur temës së përcaktuar:  Ku shkon Botë ?

Shumë sukses ka patur edhe tema e dytë ,Portret në karikaturë artisti Agim Sulaj.

Kolegë të artistit,karikaturistë shumë të njohur kanë arritur ta sjellin artistin e njohur në një mori shumë të madhe konceptesh.

Edhe për këtë temë, artistët kanë qënë nga të paktën 70 vënde të botës, ka artistë që i janë dedikuar vëtëm njërës temë por ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë sjellë karikatura për të dy temat.

Spikat detaji i valixhes së emigrantit të Agim Sulaj, një detaj i përdorur nga shumë autorë për të portretizuar karikaturistin e njohur  shqiptar me banum në Itali .

Të gjithë karikaturat përbëjnë kështu një mozaik shumë të bukur dhe që mendojmë se kanë plotësuar më së miri kriteret bazë të përcaktuara nga Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës , një prej të cilave ishte :të gjithë veprat e prezantuara të jenë premierë.

Juria e përbërë nga karikaturistë të nivelit botëror , ka përzgjedhur  300 punime , 150 me temen  e parë  dhe 150 punime për temen e dytë që do prezantohen në ekspozitën  ndërkombëtare që do të hapët në datën  1 dhjetor në ditën e çeljes së Panairit Ndërkombëtar Klik Ekspo Klik , panairi më i madh që zhvillohet ne vend, duke i dhënë një hapësirë shumë të madhe vëmëndje dhe interes kësaj ekspozite të nivelit botëror më një nga trendet më të zhvilluara sot në botën e artit në plane

 Çfarë do të ofrojnë Ditët e Bienalës Ndërkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla

Në 1 dhjetor: Çelja e Ekspozitës Ndërkombëtare e Karikaturës

Ekspozita Ndërkombëtarë e Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës,  mendohet të hapet në  1 dhjetor në ditën e çeljes së Panairit më të madh ndërkombëtar që zhvillohet në Shqipëri, Klik Ekspo Klik , duke qënë në këtë mënyrë në vëmëndjen  e autoriteteve më të larta vendore , shtetërore brënda e jashtë Shqipërisë  .

Kështu i japim  një dimension  shumë social dhe të hapur këtij aktiviteti që sjell artin e karikaturës nga shumë këndvështrime dhe shtete, këtë herë me botën në fokus. Besojmë se gjatë dy ditëve që do të jetë e hapur Ekspozita do të ngjallë interes shumë të madh nga shikuesit të cilët janë të shumtë në këtë Panair. Po ashtu edhe pjesmarrësit që janë nga e gjithe bota do të   mund ta shohin këtë prezantim dinjitoz të karikaturës botëtore.

-Tryezë e rrumbullakët  : Karikatura dje dhe sot një trend në rritje në Shqipëri

Në datën 2 dhjetor do të zhvillohet  tryeza e rrumbulkakët  “Karikatura dje dhe sot një trend në rritje në Shqipëri “

Kjo  tryezë zhvillohet në kushtet e  reja që përshfaqen me karikaturën në Shqipëri, pas krijimit të Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës në  vitin 2020 në qytetin e Pogradecit në kuadër të iniciativës që bashkia e qytetit ndërmori në kujtim  të një emrave të njohur të këtij qytetit, publicistit , shkrimtarit dhe gazetarit Niko Nikolla.

Në këtë tyezë do të jenë të ftuar të marrin pjesë  përsonalitete të njohura të artit dhe të karikaturës,  artistë të këtij zhanri dhe po ashtu edhe  shumë karikaturistë të rinj. Në të do të mbahen disa tema  dhe do të ndërmerren disa iniciativa për zhvillimin e mëtejshëm të  karikaturës

Data 2 dhjetor -Krijimi i kopshtit të humorit

 Nën kujdesin e  Bashkisë së Tiranës,  duke e konsideruar një ngjarje, organizimin e Bienalës së Dytë Ndëkombëtare të Karikaturës Niko Nikolla, mendojmë se është e udhës të krijojmë në Tiranë , Kopshtin e humorit në një zonë të përcaktuar nga  Bashkia e Tiranës me mbjelljen e  disa pemëve magniala që do të personifikojë edhe  emrat e njohura të humorit shqiptar por edhe ndërkommbëtar e që do rritet vit pas viti me organizimin e kësaj Bienaleje .

Kështu në një ceremoni të organizuar me 2 dhjetor,  me pjesmarrjen e artistëve të ardhur në Tiranë, dhe të autoriteteve lokale do të mbillet  edhe pema e parë në kopishtin që do të caktohet nga bashkia, duke i dhënë edhe një vend sinjfikativ humorit në metropolin shqiptar.

Shëshi  Nene Tereza  një arënë e madhe e karikaturës

 Karikaturistë të rinj do të punojnë gjatë këtyre ditëve më karikaturistë të njohur botëror që do të jenë të pranishëm në lëmin e karikaturës, duke zhvilluar ëokshope apo mësime të hapura me të rinj që mund të jenë të interesuar për të marrë mësime në këtë zhanër.

Artistë të rinj dhe në karrierë , gjatë këtyre ditëve do të  bëhen karikatura në sheshin Skëndërbej  për qytetarë, duke i ekspozuar më pas në fund të ditës një një ekspozitë dhe duke i nderuar me cmime formale.

Qytetarë, njerez të njohur  do të ulen për të qënë në fokusin e artistëv pjesmarrës , duke marrë një kujtim të bukur nga sheshi  Nene Tereza  dhe  duke mësuar kështu më shumë  për karikaturën si një trend shumë i zhvilluar sot në  botë dhe  që jep kulturë dhe dinamizëm në jetë .

  Shpallja e Çmimeve  të Bienalës Ndërkombëtare të Karikaturës

Çmimet e Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës,  do të shpallen gjatë një mbrëmje Gala që do të zhvillohet në  Pallatin e Kongreseve.

Gjatë kësaj  Galaje,do të marrin pjesë   artistë të njohur nga bota por edhe të artistëve të njohur shqiptarë  duke i dhënë  kështu një prezantim dinjitoz këtij aktiviteti.

Gjatë kësaj mbrëmje, do të përshfaqen karikaturat e prezantuara, do të ketë përshndëndetje nga  autorët pjesmarrës.

Në mënyrë ceremonial,  gjatë kësaj Galaj-je, do të  shpallen edhe fituesit si dhe dp tu dorëzohen  cmimet, karikaturistëve fitues.

Çfarë do të konkludojë  Bienalja e Dytë Ndërkombëtare  e Karikaturës

1- Propozim qeverisë shqiptare të caktimit të një dite në kalendarin  zyrtar ,  si Dita e   karikaturës shqiptare

2- Vijimin e organizimit të një sërë aktivitesh gjatë vitit 2023 të një serie aktivitetesh në mënyrë që të arrrihen hapa të rinj në zhvillimin e mëtejshëm të karikaturës shqiptare dhe të njohjes së saj në botë

3- Botimin një herë në 3 muaj të revistës së Bienales ndërkombëtarë të karikaturës  me prurjet me të reja të kësaj gjinie.

4–Nisjen e punës për të  krijuar shkollën e karikaturës shqiptare

5- Krijimin e sallonit të Karikaturës  botërore në Tiranë .

Bienalja Nderkombetare e Karikatures Niko Nikolla ne Shqiperi              

 Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “ , është themeluar e krijuar nga Albanian Excellence në vitin 2020.

Ky aktivitet u zhvillua për herë të parë, në qytetin  e  Pogradecit, 18-20 shtator 2020, duke institucionalizuar, futjen për herë të parë të Shqipërisë në hartën e karikaturës botërore.

Ky aktivitetet vijoi me pas ne Tiranë,  në datat 25 dhe 26 nëntor 2020, ne sheshin Nënë Tereza në balloren e Universitetit të Arteve, në mënyrë virtuale në rrjetët sociale  duke siguruar   një  shikueshmëri të kënaqeshme që përfshiu një hartë të  gjërë gjëografike .

Në këtë kuptim ne te dy aktivitetet,  karikatura u prezantua në një dimension shumë të gjërë  përmes   120 karikaturave  nga 50 shtete të botës, si edhe të 13 çmimeve ndërkombëtare që u nderuan nga një juri e përbërë nga personalitete të njohur të artit  dhe të kulturës dhe të shpallura në një nate  magjike Gala të zhvilluar në Pogradec, rregjistruar nga Radio Televizioni Shqiptar më 20 shtator 2020 .Po ashtu  u prezantuan edhe një seri karikaturash  të katër karikaturistëve shqiptarë , Agim Sulaj ( Rimini-Itali), Agim Krasniqi (Kosovë) ,  Arben Meksi (Shqipëri) dhe një homazh për karikaturistin dhe artstin e njohur Koco Devole. Ky aktivitet pati nje jehone te gjate dhe u mireprit nga media shqiptare , rajónale dhe po ashtu nga organizimet e Karikaturës boterore .

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *