Nga Flora Nikolla
Tirane, 12 Shkurt/AE/.- Pandemia, hap pas hapi, dy vite të shkuara , zgjoi alarmin duke shkaktuar frikë dhe panik kolektiv. E gjthë bota u uzurpua nga një armik i padukshëm që dënoi me vdekje njerëz në të gjithë kontinentet.
Për herë të parë në këtë shekull, dhimbja ishte kolektive, botërore.
Pandemi ekonomike, pandemi sociale, pandemi njerëzish , pandemi …, që krijoi një jetë të re, ndryshe nga sa kishim jetuar më parë .
Bota u zu në kurth, duke detyruar njerëzimin të mos ishte më i qetë, ose edhe ata që në dukje ishin të tillë, besimin e fshihnin me ankthin e jetimit me alkoholin në çdo gjë që preknin .
Kontroll në supermarkete, vetëkontroll në çfarë preknim, cilin takonim, si e takonim, kontroll në aeroporte, në kafenë, në punë, në restorante, për koncert, opera, teatër, kjo sigurisht ishte një dëshirë minimaliste shumë rrallë e tek e ndodhur …!!!
Muzikanët nisën të këndojnë nga shtëpitë e ballkonet, aktorët bënin teatër në shtëpi, kurse shkrimtarët, ah shkrimtarët, ata po që kishin gjithë kohën e paqme të shkruanin…!!!
Fëmijët u mbyllën në shtëpi dhe jeta e tyre u mbërthye mbi ekrane telefoni, ipad-esh , ku minutat e orët që qëndronin përballe tyre s’kishin më të sosur. Për vogëlushët e mrekullueshëm, e të dlirë si qielli blu, nuk kishte më lojra, ajër të pastër, lojë me top apo akullore me çokollatë në dyqanin e lagjes.
Laboratorët, Institutet shkencore në të gjithë botën jetonin në Alert, me ankthet e protokolleve, të licensave të medikamenteve, të jetës që duhej të vazhdonte. Mjekët e harruan veten, të dashurit , fëmijët, e të veshur si kur do të niseshin në atë moment në një hapsirë kozmike, qëndronin të ngujuar mes jetës dhe vdekjes në kampet e tyre të hospitalizimit.
Rrugë bosh , sirena policie dhe ambulancash, çanin qiejt netëve të heshtura në vetmi, kur media në shtëpitë e njerëzisë, bekimi i vetëm i këtyre kohëve, alarmonin çdo sekondë jetë të ikura…!!!
Varrime njerëzish me një jetë të mbyllur në një kuti hermetike druri të puthitur mirë. Rreth e qark kutisë së drurit të pa zë, dy ose tre njerëz të heshtur. Ja kështu, asnjë nderim i fundit, për fundin e një jete pa kthim !!!
Koha dhe jeta kishin shtangur !!!
A nuk ishte e gjitha kjo Mankth …???
“Shtiza’ me pambuk që na dukej e tmerrshme kur u tamponuam herën e pare, nisi të na duket një lodër e zakonshme e nxitur nga një domosdoshmëri akute për të lëvizur diku e për t’u ndjerë të sigurtë…!!! Por unë them se, mbyllja në shtëpi, i bëri njerëzit të ridemnsionin veten me familjarët e tyre, të shihinin e të jetonin ndryshe nga ai vrapi marrëmëndës i jetës së tyre pragmatiste veshur me punë. Koha ndali që njerëzit të rifitonin dashurinë e munguar, vjedhur nga ditët e tyre frenetike.
Kish njerëz që nuk i trëmbi aspak kjo situatë, jetonin si më parë, duke e menduar këtë situatë si krejt të paqënë . Pastaj edhe bërtisnin e flisnin me kompetencë të sigurtë për teori …!!! Ishte drejta e tyre të jetonin e të mendonin ndryshe nga e vërteta. Ndoshta një mënyrë për ta bërë botën ndryshe, ndoshta i jepnin dhe dinamikë kontraversale për të qënë të veçantë e ndryshe nga ajo që po jetonim… Ndoshta …!!! Por ironia ishte se pamvarësisht forcës që kishin eksklamacionet e tyre, edhe për ta vuajta nga virusi ishte njësoj..!!!
E vërteta e madhe ishte se për herë të parë në historinë njerëzore, si qënie u bëmë një, ajo që i ndodhte dikujt në Alaskë, i ndodhte edhe në Sao Paolo dhe ajo që i ndodhte dikujt në Pekin i ndodhte edhe në Tiranë!!! Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte shpallur Pandeminë Botërore, …, të gjithë ndodeshim në kuadratin e kësaj Pandemie, të këtij virusi , të gjithë pra, nën një emërues të përbashkët, ankthi, vuajtje, besimi …!!!
Tashmë nga ky vendim botëror, kur unë shkruaj këta rreshta, kanë kaluar dy vite. Shkenca dhe media thonë se tani, rradhën e kanë variantet e rinj të virusit famë keq që ndryshoi botën. Gjithsesi nga kjo mëdyshje, bota sikur po çlirohet dhe shumë syresh , pamvarësisht këtij legjimiteti biologjik e shkencor, duket se do të duhet të bashkëjetojë me këtë virus sa të kemi jetë.
Këtu nis dhe planifikimi për një normalitet të ri. Po po, ëndrrën e një bote ndryshe!!! Sepse, them se, është e drejtë të planifikosh e të përqafosh të ardhmen së pari me besimin që ke në veten tënde…!!!
Pse a nuk vijmë ne në këtë botë për t’i humbur të gjitha e më pas edhe veten tonë ? Ne e dimë se sa më shumë jeton aq më shumë humbet, shkruan shkrimtarja më e lexuar në botë , Isabel Allende. Në fillim humbet prindërit , miq, lodrat e tua, vendet e tua të dashura…!!!
Unë them se, nuk mund të jetohet me frikë, se në fund të fundit kështu, diçka që ende nuk ka ndodhur e vuan dyfish. Ti kështu jeton vetëm nën trysninë e një imagjinate . Mos vallë duhet të qetësohemi dhe të mundohemi të shijojmë atë që kemi dhe të jetojmë momentin ?
Si mendoni ?
* * *
Diku nga mesi i vitit 2021, Albanian Excellence, si të çlirohej nga trysnia që i rëndonte nga kjo Pandemi, në planet e saj të punës ideoi çmimin “ Të jesh lider në kohë Pandemie” . Ishte një sfidë e cila kërkontë që në sistemin gri që po jetonim, të jepnim një shtysë e një nderim për të gjithë së bashku. Invidi bën shoqërinë, ishte lema që ndoqëm, e përzgjodhëm individë e institucione që kishin qënë në ballë të kësaj lufte gri .
Çdo kush nga ne kish mbajtur një peshë në këtë luftë ndaj armikut të padukshëm që vuri kurorën pa dashjen e askujt. Çdo njeri që do merrte këtë trofe përfaqësontë disa mijëra të tjerë !!! Po pra, pa asnje paragjykim, kjo ishte sfida që besuam se gjindja që jetojmë, do të të kuptonte këtë besim, të një shoqate modeste në dukje, por me qëllime të qarta fisnikërie e dashurie njerëzore në jetën e saj kushtuar më të mirës që ne kemi si shqiptarë!!!
Misioni i Liderëve të përzgjedhur donim dhe besuam se do të shkonte më tej. Sepse menduam se kuptimi që liderët të ishin themeluesit e një çmimi historik : Çmimit Hero Covid 19 , do të kishte kuptimin kolegjial që meriton të ketë një çmim në nderim të mjekëve, infermierëve, samitarëve , të gjithë personelit mjeksor që qëndruan për herë në ballë të kësaj lufte.
Kështu me pjesmarrjen e këtyre personaliteteve në krijimin e firmëzimin e këtij çmimi, ky nderim do të ishte më kolegjial, më i plotë dhe më i fortë në nderim të bluzave të bardha. Dhe kështu u bë.
Një mbrëmje e bukur u organizua në Hotel Mak Albanian në Tiranë. Kalendari shënonte datën 20 dhjetor 2021.
Kjo mbrëmje do të shpallte “Lider në kohë pandemie”, një grup peronalitetesh që të gjithë së bashku pa një pa dy, kishin bërë së bashku ecjen përpara në kohë pandemie. Mesazhi ishte i qartë : “Të rikujtonim si jetuam e si funksionuan, si u përshtatëm , ne si shoqëri në kushtet tejet të vështira që kushtëzoi një Virus .
Gjatë mbremjes u dhanë shëmbuj dhe modele, u bënë refleksione përmes vlerave të individëve e grupeve, vlera që mund të na ndihmojnë të vijojmë ende këtë rrugë të vështirë për të gjithë njerëzimin.
Albanian Excellence, besoi se ishte e rëndësishme të rikutojmë se si ne të gjithë nisëm të jetojmë ndryshe . Albanian Excellence e konsideroi të domosdoshme të rikujtojmë të gjithë së bashku vlera rrënjësorë si: respekti, vetmohimi, vlerësimi , fisnikëria, të qënit pranë njëri tjetrit ,komunikimi mes njëri tjetrit, besimi tek njeri-tjetri dhe rivlerësimin e vlerave humane … Po pra, te këto cilësi ku të ne të gjithë të gjejmë forcën për të vijuar këtë rrugë ende të papërfunduar…!!!
Kështu mund ta quajmë, “Qershia mbi tortë”, themelimin në këtë mbrëmje Gala, me pjesmarrjen e të pranishmëve, çmimin “Hero Covid 19” . Firmëzuan të gjithë nderimin, firmëzuan respektin dhe besimin ndaj vlerës dhe fisikërisë njerëzore. Nuk e përsëris më kot se, Liderët në kohë Pandemie , firmëzuan çmimin Hero Covid !!! Kur e ripërsëris, më duket sikur i jap më shumë frymë e rëndësi vlerësimit të njerëzve që jetuan me veshje si të nseshin në një mision kozmik për muaj me rradhë !!!
Vallë a nuk është ky një mision që na bën ta shohim ndyshe të ardhmen tonë ?
Ndoshta një ditë , kur e gjitha kjo ëndër të jetë e ligë dhe e ikur larg , do të themi : Po ishte sfidë e fisnikëri që ne ditëm të jetojmë e të respektojmë, kohën e heronjve të Covid 19 !!!