Qielli dhe deti mbanin te njejten ngjyre ne nje thyerje dite…! Hijet e fantazmagorike qe leshonin ullinjte e gjelber, ne nje udhe te ngushte e te drejte, te mbanin te mberthyer mes reales dhe ireales se atij peisazhi trondites.
Eshte Borshi…vendi ku natyra e ka te leshuar doren me gjithsej. Eshte plazhi me i gjate i krahines administrativisht i caktuar te jete ne Komunen Lukoves, ne jugperendim te Shqiperise, buze detit Jon, prane fshatrave, Nivice Buban, Shen Vasili, Lukova, Piqeras, Fterra dhe Corraj.
Makina kerciste ne rruginen e ngushte mes ullinjve ne te mengjer dhe me detin e pafund kthjelltesisht te gjelber ne blu, ne te djathte …
Per te mberritur ne kete thyerje dite, qe te prekesh paskesaj realen dhe irealen prane e prane, duhet te pershkosh rrugen e Rivieres, qe nis nga Uji i Ftohte ne Vlore. Nje kenaqesi qe nuk te kalon kurre ne merzi… E gjitha nje rruge qe te ofron cudi, miresi dhe mrekulli… sepse dliresia e saj eshte e manget dhe e vobekte ne zhurmen industriale qe ne jetojme.
Breg i ri …
“Riviera”, ose Bregu sic njihet ndryshe, shtrihet deri ne kufi me Greqine, vetem mes malesh e shpatesh qe bien pjerrtazi mbi det… Ne kete realitet ty te duhet te ecesh kersherisht vetem mes detit…, diellit…ullishtave … agrumeve… koshereve naive te bleteve, pemeve me gjelberim te perhershem…majave te maleve qe te duken sikur ne cdo kohe cikin qiellin.
Kete mes maji, mes drites se ngrohte te diellit dhe eres eremire te luleve te egra te duket si te ecesh ne nje realitet te ri ne rrugen e ndertuar rishtazi …
10 lote, me nje gjatesi 70.125 km, jane zbatuar ne kete rruge kur statistikat e fundit te njoftojne se ne gjashte lote puna ka perfunduar thuajse 100%.
Teksa ecen ne kete rruge kur sheh punetore ne makineri te renda qe punojne edhe te dielen kur pushohet, te vjen vetiu nder mendje se si pak vite me pare, per te shijuar kete rruge, te duhej nje dite e tere udhe … pa e kujtuar ketu lodhjen.
“Kjo rruge qe tani te kenaq, atehere te tmerronte”, thote Diu, bashkeshoqeruesi i udhetimit tone, qe te paret e tij i ka nga keto ane dhe qe e njeh pellembe me pellembe rrugen, e cila duhet te perfundoje sipas afatit te paracaktuar, qe eshte muaji qershor.
Duket se perfundimi i rruges se bregdetit shihet me rendesi te madhe per zhvillimin e turizmit ne te gjithe zonen dhe per pasoje dhe per permiresimin e jetes se banoreve te zonave nga ku kalon ajo.
Perfundimi i punimeve do te kompletoje infrastrukturen rrugore qe lidh Saranden me qytetet e tjera te vendit ne veri dhe verilindje. Ne fakt i gjithe rrjeti rrugor, i ndertuar rishtazi ne kater vitet e fundit, ngjan te jete konceptuar ne harmoni dhe ne funksion te zhvillimit dhe te qenit ne sherbim te levizjes se shqiptareve.
Edhe kjo rruge me standarde bashkekohore shkurton dukshem distancen mes qendres dhe jugut te vendit, duke i dhene edhe kesaj bukurie turistike te Shqiperise, e listuar ne kataloget e agjencive turistike boterore, jete dhe gjalleri.
Pastaj … pse jo qe kalimi i saj prane bregut te Jonit dhe mbi kurrizin malor te Rivieres, i jep me shume se kenaqesi udhetimit te cdokujt. Ne punimet per ndertimin e rruges Vlore-Sarande perfshihen punime ne uren e re te Borshit, e cila eshte projektuar me trare te paranderur, ashtu si edhe veprat e artit, ndertimi i sinjalistikes, vijezimi i rruges, per kalim kembesoresh apo edhe tabela treguese, delineatore.
Tek Beta
Rruga vazhdonte pa dashjen e gjithkujt ne peisazhin borgesian …, blu e thelle… gure te bardhe te therrmuar nga forca e dallges…hije te stergjatura pemesh ne ngjyre te murrme. Anash tyre, si per te plotesuar kete vizatim origjinal, lokale, bare, vila dy ose dhe tre kateshe.
Plazhi i tij, me i madhi ne tere rivieren shqiptare, me rreth 6 km gjatesi, ujekthjellet dhe plot zalliste shfaqej i dlire ate thyerje dite.
Lori Roshi, nje kolegia jone, qe i kish ikur Tiranes se zhurmshme prej disa muajsh … per te punuar gazetari ketu ne jug te vendit…, kish qene sebepi i ketij udhetimi te ofruar me miresi edhe nga mikpritja e komunes se Lukoves.
Dhe hoteli i Betit te shfaqej i hirshem … ne mes te nje qetesie te desheruar… Nje cati tipike malore qe te mermeriste ne hunde ere druri te njome mbulonte godinen qe Beti dhe bashkeshorti i saj e kishin ndertuar me punen e tyre ne Greqi. Tashme prej pese vitesh ata jetonin mes Greqise dhe Borshit… me kryefjale kete hotel qe i ngjante nje shtepie te stermadhe dhe ku njeriu pa nje pa dy e ndjente veten si te kish qene pjese e jetes se saj.
“Leket qe kemi punuar ne Greqi i kemi hedhur ne ketu”, thote buzeqeshur Beti nje grua me sy deti. “Tani kam miq ngado, kam shume nga Fieri, por kam shume edhe nga Tirana, vazhdon ajo. Shume prej tyre, kur vijne te pushojne, duan te gatuajne vete …, por ka qe edhe duan t’u gatuaj une… , tregon… pa harruar te permende disa here nje pushuesen e saj te perhershme, Mozen.
‘Ndihen mire ketu, une e ndiej”, vazhdon ajo…, nuk eshte pune lekesh… eshte edhe dashuri qe duhet t’u japesh njerezve qe vijne te pushojne. Detin e kane perballe, s’kane me se te merren tjeter (qesh), pastaj lahen kur te duan …, mua me pelqen shume kur disa preferojne naten vone …, qesh ajo teksa ne breg te detit na sherben kafene turke me sheqer te mesem.
Dallge te buta te nje deti te hijshem ne miresi, me nje diell bubulak ne te kuqerremte mes bardhesise qe ofron guri i detit qe mbulon zallishten e ketij plazhi, te hedhin ne mendime ketej dhe andej kufijve per te thene se sa bukur e ka te goditur natyren vendi yne.
Mes nje bregdeti shkembor, relativisht te ulet, ku jo rralle here deti ka hyre ne toke duke formuar formacione gelqerore dhe lugina te hijshme, Borshi dallohet dhe per mikpritjen e spikatur apo edhe per traditen e gatimit te mishit te qengjit ne hell.
“Reshjet jane te bollshme”, tregon Beti… Ka shume toka bujqesore me ullinj, portokalle e limona, ndersa toka jo bujqesore eshte e mbushur me malije mesdhetare, te cilat gjenden ne gryken e Borshit, ne pyllin e Brodanit ne Nivice, qe eshte edhe fshati im, thote ajo.
Nga Borshi me det, ne Bunec
Aleko Guma, 48 vjec ka qe nga viti 1993 qe i eshte kushtuar peshkimit. Fillimisht ka punuar ne Greqi… pastaj eshte kthyer ne Shqiperi ku ka blere edhe “Atromitos” (“I Papermbajteshmi “), ku ndodheshim dhe ne nje dite me diell te forte dhe det blu te kthjellet.
Me nje fytyre tipike mesdhetare, me molleza te terhequra, ai cdo dite udheton me anijen e tij 3-4 milje nga deti per te kapur peshk deti te eger, merluc apo barbun…
“Nuk eshte kollaj”, thote ai, duke treguar se vetem disa dite me pare e kishte kapur stuhia ne det.
“Keni patur fat sot me kete det… (qesh…) Po te ishte ndonje dite tjeter, kur te zbrisnit do t’iu dukej sikur pemet te leviznin nga poshte lart.
Ai ka hapur ne Sarande nje taverne simpatike peshku, ku punon bashkeshortja e tij.
“Peshkun qe kap cdo dite e gatuaj ne lokalin tim, por nje pjese te tij edhe e shes”, thote ai pa harruar te tregoje se punon cdo dite, te pakten 11 ore ne dite.
Dhe aty ne anije ka jeten e tij, bile pa paragjykim, pasi hap nje dere druri ne te bardhe … ai te tregon kuzhinen qe ka sajuar per oret e tij ne det. Eshte nje hapesire e ngushte dhe shume e vogel qe mban brenda gjithfare gjerash… e ku syrit nuk i shpetojne kusi te te gjitha madhesive, ndersa hundes era e forte e peshkut.
Fisi i tij ne fakt eshte i njohur ne te gjithe bregdetin si fisi qe ka jetuar gjithnje mes dashurise per detin dhe dashurise per sportin.
“Gjashte sportiste kane dale nga familja Guma … besoj se ju kujtohet lojtari i kombetares… Milto Guma”, thote nje bashkeudhetari yne, teksa perballe nesh shfaqet Piqerrasi, fshati ku ne vitin e larget 1938, kishte te pakten 85 varka qe punonin si per peshkim, ashtu edhe per tregti.
“Qe ketu niseshin anijet per te shkuar ne Korfuz e qe nga Korfuzi ne Egjipt”, tregoi Aleko teksa kthjelltesisht para nesh shiheshin plazhe te virgjera, qe ne fakt gjeografikisht vazhdojne ne nje vije bregdetare prej 18 km deri ne Nivice.
Deti shtrihej i qete ne blune e tij te paster para nesh … Larg dukeshin ishujt greke, bile Erikusa, nje ishull qe Aleko e llogariti te ishte vetem 23 milje larg nesh, i dukeshin me shume se qartazi konturet e tij.
“E dua te paster detin…, ja shiko si eshte”, thote peshkatari, i cili vazhdon se jo rralle here i prishet gjaku kur sheh lloj lloj sendesh te hedhura ne det.
“Ne e shprishim vendin vete”, thote ai… eee., sikur te punonin shqiptaret sic punojne ne Greqi, pale si do te ishte vendi yne…
Ne Bunec
Fshati i fundit ne tere gjatesine bregdetare te Rivieres eshte Lukova, e shquar per brezaret me agrume dhe ullinj. Por, vetem rreth 2 km larg saj ndodhet plazhi i famshem i Bunecit, me perroin e mrekullueshem te ujit te kulluar qe derdhet ne detin Jon.
E kur mberrin ne Bunec… rralle here vendasit nuk te tregojne, jo pa krenari, se ai ka qene port ne kohen e Zogut .
“Si pike portuale vazhdon te jete e regjistruar, por ende nuk ka licence”, thote nje banor i Bunecit, i cili me zell kembengul qe edhe Lukova duhet te behet bashki, sic eshte Himara.
Kryetari i Komunes se Lukoves, Vladimir Kumi, tregon se shume afer qe aty, ne Sasaj, eshte duke u ndertuar nje hidrocentral qe do te furnizoje te gjithe bregdetin me energji. Por, sipas tij, kompania qe po nderton kete hidrocentral do te ndertoje per komunitetin edhe dy vepra falas.
Behet fjale per rrugen Lukove-Sasaj si dhe shetitoren e Bunecit. Por edhe rruga Borsh -Metoq, rreth 37 km e gjate, eshte drejt perfundimit. Tre fshatra te kesaj komune tashme kane rrjete te reja uji ,nderkohe qe Kumi nuk harron te shtoje se po punohet per nje rrjet rajonal ujesjellesi.
Rreth 13 mije pushues duket se kane vizituar kete breg vitin e kaluar, nderkohe qe kete vit pritet qe ky numer te dyfishohet ketu ne vendin ku ne drejtim te gjirit te Kakomese shtrihen per kilometra te tera pllakat karakteristike prej stralli te bardhe verbues.
Qielli dhe deti mbanin te njejten ngjyre ne ditet e nje mesi maji…, ogur ndoshta i nje vere te bollshme dhe me fat per te gjithe qe do te pushojne, apo pse jo edhe te kalojne ne rrugen e ndertuar rishtazi, por qe te pershfaq pa kufij vetem hapesiren e pamate ne ngjyre te blunjte.