Ndahet nga jeta mësuese Minire Islami-Veliu- Zonja e pamposhtur  në arsimimin e brezave të rinj dhe çështjes kombëtare-

U shpall nga Albanian Excellence, Zonjë që bën Shqiptarinë në dhjetor 2019-

Tirane, 23 Mars/AE/.-Në vitin 2020, Minire Islammi Veliu,  nderuar nga Albanian Excellence me titullin”Zonje qe ben Shqiptarine”, do të kishte dëshirë  të shqyrtonte  mundësinë e identifikimit të të rinjve të talentuar në fushën e arsimit dhe më gjërë. Për mësuese Minire Islami Veliu, mirënjohja dhe afirmimi i talenteve të reja  do të ishte shumë i dobishëm në formimin e udhëheqësve të ardhshëm në shoqërinë tonë.

Në një ditë kur qielli rëndonte me zymtësinë e tij e plot me lajme ogurzeza nga armiku hileqar e pabesë Covid12, u njoftuam për humbjen e Mësuese Minire Velu- Islami, një zonjë e pamposhtur në arsimimin e brezave të rinj dhe të çështjes kombëtare, e shpallur në dhjetor të vitit 2019 nga Albanian Excellence për kontributin e saj të vyer me titullin e lartë “Zonjë që bën Shqiptarinë”.

Iku në një ditë të trishtë  marsi, kur i gjithë njerëzimi ka mbetur pezull, mësuesja-shëmbull, motoja dhe suksesi i të cilës gjthnjë kanë qënë shkolla  e cila si thoshte ajo , “ duhet të krijojë njerëz të mire, e jo vetëm nxënës të mirë.

Metodat e punës, tekstet mësimore të përzgjedhura me shumë kujdes,  kreativiteti dhe përkushtimi ndaj punës, dashuria ndaj nxënësit, krijimi i raporteve të afërsisë me nxënësin, liria e shprehjes për paraqitjen e ideve, falenderimi dhe shpërblimi i punës së bërë, ishin në qëndër të punës së mësueses e cila ishte e pranishme në marrjen e titullit Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, në ceremoninë e organizuar  në 13 dhjetor në hotel Mak Albanian në Tiranë.

Minire Veliu lindi në  vitin 1950 në Llugaxhi (komuna Lipjan).  Mësimin fillor e kreu në shkollën “Aca Maroviq” sot (Faik Konica)  në Prishtinë.  Shkollën e mesme normale e kreu në shkollën “Milladin Popoviq” në Prishtinë, kurse studimet e lartanë Sh.L.P në Gjilan. Punoi në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë (1971- 1972), ndërsa prej vitit 1972 1999 (29 vite) punoi si mësuese në shkollën fillore “15 Nëntori” në Preshevë. Nga viti 1999 punoi si mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Mësuese Minire për punën  saj është nderuar me shumë mirënjohje për kontributin e madh dhënë në arsimin kombëtar . Me 8 qershor të vitit 2015, mësuese Minire, përfundoi misionin e saj të shenjtë duke dalë në pension.

Duke qenë një zonjë  për arsimimin e brezave të rinj dhe çështjes kombëtare, si dhe për emancipimin e femrës shqiptare në veçanti, këtë meritë ia dedikonte  babait të saj të ndjerë- veteran i arsimit.  Por  dashuria e pafund ndaj fëmijëve e ka nxiti të merret me profesionin e edukatores-mësueses.

Dëshira e madhe që të futet në botën e tyre- ëndërrat e tyre, e  nxiti  dhe ngjalli dashurinë për arsim. Durimi, entuziazmi, dashuria, si dhe përkushtimi ndaj profesionit e bënë zonjën Minire , të sukseshme jo vetëm në arsim , por në cdo lëm  njeriun . Shoqëria ka një shumëllojshmëri të profesioneve, por të jesh mësues-pedagog është profesion Hyjnor me privilegje të mëdha.

Të edukosh dhe arsimosh breza të rinj, do të thotë të formosh NJERI. Mendon se fëmija ka gjithmonë të drejtë të shprehmendimin e veta, edhe nëse ato janë ndryshe nga të tjerët. Ai, i cili i sheh gjërat ndryshe, ai mund të jetë një LIDER i së NESËRMES, cilëson mësuese Minire në essenë e botuar nga Albanian Excellence ne dhjetor të vitit 2019.

Ajo shkruan ndër të tjera në këtë esse se ” Gruaja , është ajo,e cila kultivon frymën e edukimit në familje dhe shoqëri. Ato i rezistuan fortunës dhe barbarisë në kohëra të vështira. Ato si arkeologe, gërmuan dheun me shumë përkushtim për të demonstruar historinë tonë të lashtë historinë e Arbërit.  Luftuan krah për krah me burrat. U flijuan për Komb e Shqiptari.

Ishtë një lajm i hidhur sot ikja e mësuese Minires, që pikëlloi të gjithë zonjat që mundën ta njohën e të jenë së bashku në librin , Mremjen Gala por edhe ne kalendarin e vitit 2020, nen titulin “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”.

Të gjitha japin ngushëllimet e tyre për të afërmit e kësaj zonje të rrallë , e cila do të mvbetet gjithnjë e pashlyer nga ne, por edhe nga shumë breza që ajo mundi t’i edukojë e pergatisë si nënë e  edukatore  e shenjtë për në udhët e jetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *