Kuarteti Albanian Excellence dhe solistët Dëshira Ahmeti dhe Kreshnik Zhabjaku tur koncertor, orkestruar nga mjeshtri Shpetim Saraci-
Tiranë, 19 Prill/AE/.- Kuarteti Albanian Excellence, do të organizojë një tur koncetor titulluar “Lule Borë”, në nisje të muajit qershor në pjesën juglindore të vendit( Pogradec-Korcë) dhe në pjesën lindore të Maqedonisë së Verit (Strugë dhe Dibër e Madhe).
Ky kuartet pjesë e orekstrës Albanian Excellence e krijuar në vitin 2018, është bashkuar në vijim të politikës thelbësore që Qëndra Albanian Excellence po zhvillon nga viti i krijimit të saj 2012 , në evidentimin e personaliteteve shqiptare në botë dhe në bashkimin e tyre në një trajektore artistike me personalitete shqiptare që jetojnë në Shqipëri dhe në trojet amtare .
Qëllimi i këij kuarteti i cili shënoi suksesin e parë në publik, në shtator të vitit 2020, kur mori pjesë në shtator të vitit 2020, në Mbrëmjen Gala të Bienales së Parë të Karikaturës Botërore zhvilluar në Pogradec, është eividentimi dhe përcimi i muzikës së mirëfilltë shqiptare, njohja e saj nëpërmjet një stili të ri modern dhe të përpunuar në arenën ndërkombëtare dhe ne hapësirën mbarëshqiptare.
Kuarteti përbëhet nga personalitete të muzikës instrumentale si dhe muzikës operistike si : Smerald Spahia (violionë-Spanjë), Eritan Kamolli(violin-Shqipëri) Blerim Grubi ( violë-Maqedonia e Veriut), Gëzim Belegu(violoncelë-Shqipëri).
Solistë të këtij koncerti janë dy artistët e njohur nga Nju Jorku : Dëshira Ahmeti (soprano, gjithashtu sopranoja e parë e Operës së Shkupit) dhe Blerim Zhabjaku (bariton)
Është një vlerësim e falenderim për të gjitha Bashkitë dhe komunat që kanë mirëpritur këtë koncert i cili zhvillohet në kushtet tejet të vështira të krijuara nga Covid 19, si një homazh mirësie dhe shprese për sëmundjen e shekullit.
Pas një pune disa mujore që grupi i punës ka zhvilluar në të gjitha qytetet e përmëndura ka arritur të përzgjedhë këngë tipike të vendeve ku dhe do të jepen koncertet të cilat do të zhvillohen në open air.
Po ashtu është e rëndësishme të theksohet se Kuarteti dhe solistët do të organizojnë një koncert bamirësie për fëmijët romë të qytetit të Pogradecit, ne kompleskin Nehemia i cili do të mbështesë këtë organizim me lokacionin, duke siguruar një mbeshtetje të madhe për realizimin sa më efektiv të këtij turi koncertesh .
Koncertet do të paraprihen nga një ekspozite vetjake kushtuar Covid 19, nga piktorja shqiptare me banim në Kroaci Lena Marku, dhe nga nje seri karikaturash pjemarrëse në Bienalen e Parë të Karikaturës Ndërkombëtare Niko Nikolla, zhvilluar vitin e kaluar në qytetin e Pogradecit, kushtuar sërish Covid 19 . Një pjesë e piktuave që do të shitem nga ekspozita e artistes Lena marku, do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve romë.
Lule Borë mirësia dhe bukuria e tingullit shqiptar
Koncerti do të ketë dy pjesë . Në pjesën e parë kuarteti së bashku me solistët do të interpretojë këngë autoktonë përktatësisht të qytetit ku do të jetet koncerti apo të zones, përpunuar nga mjeshtri Shpëtim Saraci. Në pjesën ë dytë do të interpretohen këngë pjesë e këngë të kompozitorëve shqiptarë si Simon Gjoni, Aleksandër Peci, Avni Mula si dhe pjesë nga filmat shqiptarë .
Është e rëndësishme të nënëvizojmë se në këtë tur koncertesh të titulluar Lule Borë, si një premierë botërore do të interpretohet, pjesa e kompozuar nga artisti Agim Kola me banim në Nju Jork, kushtuar Viktimave të Covid 19.
Është shumë e rëndësishme të theksohet vullneti i mirë i Bashkisë Pogradec , kryetarit të Bashkisë zotin Ilir Xhakolli , Qëndrës Kulturore, Lasgush Poradeci, që besuan që ky koncert të celë sezonin turistik të qytetit të mrekullueshëm të Pogradecit me koncertin Lule Borë e te inagurojnë gjithashtu Odeonin e qytetit , rikonstruktuar rishtazi me këtë koncert të kuptimtë.
Dhe nga ky ogur i mirë , ky koncert të prezantohet në netët magjike që na dhuron muaji qershori në Dibër të Madhe, në Strugë e në Pazarin e vjetër në Korcen e bukur.