Nju Xhersi : Albanian Excellence shpall sfidat e vitit 2020

 

 

 

 

Nju Xhersi, 2 janar /AE/ Albanian Excellence shpalli të enjten në Nju Xhersi në një takim me Anetare te Albanian Excellence ne USA, projektin shumë dimensional që do të zhvillojë në vitin 2020, “Zonjat shqiptare që bëjnë botën” projekt që në fakt përbën fazën e tretë të permbylljes te pikave te
përcaktuara në memorándumin e
nënshkruar ne Manhattan në shtator të vitit 2016 , “Të jesh grua në shekullin e XXI “ . Firma e parë në këtë memorándum , është hedhur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë në atë kohe , zoti Bujar Nishani , gjatë organizimit nga Albanian Excellence të aktivitetit “Zonjat shqiptare në Nju Jork “ .
Në prani të Zonjave të pranishme të ftuara nē këtë takim nga Zonja Ana Marky Walsh, pjesë e Albanian Excellence nga viti, u shpall “ Zonjat shqiptare që bëjnë botës “, pas organizimit me sukses të “
Zonjat që bëjnë Shqipërinë në vitin 2018 dhe Zonjat që bëjnë  Shqiptarinë në vitin 2019! Po ashtu gjate ketij takimi  shumë miqesor u shpall organizimi gjatë vitit 2020 , i ekspozitës Nderkombetare dhe botimi i librit me të njejtin titull, “ Suksesi i Zonjave shqiptare në botë” që do të zhvillohet në mesin e vitit 2020! Po ashtu zonjat pjesmarrëse , ishin dakort me idenë e propozuar për te organizuar në Tiranë, konferencën ndërkombëtare, “ Sfidat e integrimit të shqiptarëve në botë ” . Gjithashtu, në kalendarin e vitit 2020 qe po përgatitet në Shqipëri,me zonjat e suksesit mbarëshqiptar , u vendos që do të marrin pjesë , zonjat Ana Marky Wolsh, Zonja Liljana Gashi, të shpallura Zonja që bëjnë Shqiptarinë në qershor 2018 , si dhe zonjat Shqipe Malushi , Loreta Stamo , Deshira Ahmeti Kërliu, të treja pjesë e librit “ Zonjat shqiptare në Nju Jork” , anëtare nderi të Albanian Excellence.
Ne qershor te vitit 2018 ne shtepine e zonjes se nderuar Liljana Gashi, në Paramus , Nju Xhersi nga Albanian Excellence, shpall projekti Zonjat që bëjnë Shqiptarinë si dhe u nënshkrua Peticioni në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale
gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, peticion i cili është nenshkruar deri më tani nga 12 mije nenshkrues në të gjithë botën ! Nju Jorku gjithmonë duket se ka qënë një ogur i mirë për Albanian Excellence, ashtu si dhe në këtë vit që sapo ka nisur , ku në një ambient mikëpritës të ofruar nga Zonja Ana Marky Walsh dhe Zonjave të suksesit shqiptar në Nju Jork , Albanian Excellence, shpalli sfidat e saj për vitin 2020. Qershia mbi tortë e mbrëmjes? Zëri i mrekullueshëm i sopranos sonë të mirënjohur Dëshira Ahmeti Kërliu me Për ty Atdhe dhe Ave Mariá dhe angazhimi i Zonjave pjesmarrëse për të qënë së bashku në sfidat e Albanian Excellence!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *