-Harta e Bienales në 10 ditë: Turqia, Italia, Kina, Jemen, Brazili, Kuba, Egjypti, Irani , Siria, Armenia, Marok , Franca, Kazakistan, India, Spanja, Italia , Meksika, Poloni, Maqedonia e Veriut, Shqipëri , Ukraina, Azerbajxhan –
Tiranë, 30 Maj /AE/.- Nuk kanë kaluar vetëm disa ditë nga shpallja e Bienales se Tretë Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla, kur karikaturistë nga e gjithë bota , i janë përgjigjur temave të përzgjedhura nga kjo Bienale : Te jetosh në një botë dixhitale dhe temës së dytë : portret Dritan Abazovic.
Brënda pak ditëve nga shpallja zyrtare në adresën elektronike kanë mbërritur karikatura realizuar enkas për këtë Bienale nga artistë nga Turqia, Italia, Kina, Jemen, Brazili, Kuba, Egjypti, Irani , Armenia, Marok , Franca, Kazakistan, India, Spanja, Italia, Shqipëria, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Siria, Azerbajxhan, Kolumbia.
Prurjet më të mëdha derimë tani rezuktojnë nga Kina , Turqia dhe Egjypti , ndërkohë që si date line, është data 31 gusht 2024.
Duke e konsideruar një boom këtë prurje, në adresën elektronike të Bienales, vijojnë të mbërrijnë orë pas ore, karikatura të realizuara nga artistë botërore që japin konceptin dhe idenë e tyre për temën e përzgjedhur nga Shqipëria ,për të treguar bashkëjetesën e njerëzimit sot me një teknologji që ecën kaq shpejt sikundër janë teknologjitë dixhitale që në 20 vitet e fundit kanë prekur 50 % të popullsisë se botës së zhvilluar dhe kanë transformuar shoqëritë . Kjo botë e re teknologjike , globale , qëndron përballë botës emocionale dhe të vërtetë qe ka njerëzimi .
Konfrontimi në përditshmëri, është pasqyrë e realitetit që mund të duket se ka gjetur terren të plotë e pikë reflektimi në karikaturë, nisur nga misioni që kjo gjini e artit ka që përmes hiperbolës në humor të tregojë një realitet të shumëfishtë që jetojmë .
Por edhe tema e dytë , portreti në karikaturë e politikanit të njohur shqiptar , Dritan Abazovic, ka krijuar ngasje te disa karikaturistë në botë të cilët kanë nxituar të japin idenë e fantazinë e tyre , për politikanin, Dritan Abazovic, 38 vjec, që ka qenë kryeministri më i ri i Malit të Zi, një vend i vogël ballkanik me pak më shumë se 600 mijë banorë; pjesë e pakicës shqiptare de jure afro 5%; nga krerët e qeverive.
Ndoshta më i riu në Europë nga prilli 2022, në shtator 2023, si politikan, si qytetar, si opozitar, si kryeministër, fundjavat i kalonte tek nëna e tij; me shokët e tij; me makinën e tij të vogël; me varkën e tij të vogël në Bunë apo në det, duket se në këtë organizim botëror, do të realizohet një almanak i gjërë i karakterit të tij njerëzor, filozofik politik dhe human.
Në Bienalen e parë të karikaturës zhvilluar në shtator 2020 në Pogradec, morën pjesë 50 shtete të planetit, edhe pse në kushte të rënda që krijoi COVId 19, në Bienalën e dytë të zhvilluar në Tiranë në dhjetor 2022 , 70 shtete të planetit dhe sipas të gjitha gjasave mendohet që në këtë Bienale që mendohet të organizohet në Shkodër një qytet simbol i humorit , parashikohet pjesmarrja e 100 shteteve të botës, nisur edhe nga fakti se vetëm pak ditë nga shpallja , janë 23 shtete që kanë dërguar karikaturat e tyre për këtë organizim i cili e futi Shqipërinë për herë të parë në hartën e karikaturës botërore.