Ne kuader te shpalljes se projektit “Zonjat qe bejne Shqiptarine”, nga Albanian Excellence , Zonja nga Shqiperia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, sot shtetase amerikane, duke e konsideruar shume te rendesishme kauzen e Albanian Excellence, per te mbeshtetur viktimat seksuale gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1999, te cilat vijojne te jetojne nen paragjykime te forta , marrin persiper te nenshkruajne kete iniciative ne formen e nje peticioni :
Eshte nje peticion i grave shqiptare ketu ne Nju Jork me deshiren per tu mbeshtetur nga Zonja, bija nena, gra shqiptare ne mbare boten, per te ndaluar dhe per ti thene Stop !!!, dhimbjes ndaj viktimave seksuale gjate Luftes ne Kosove, ne vitin 1999, per ta konsideruar dhunen seksuale krim te kesaj lufte.
Pavaresisht se lufta ka mbaruar ne vitin, 1999, ‘lufta’ per keto zonja ( sipas statistikave, te pakten 20.000 viktima te dhunes seksuale), ende nuk ka mbarur deri sa paragjykimet ndaj tyre vazhdon te jene si, nga shoqeria, familja, opinioni.
Duke u bashkuar dhe u solidarizuar me keto zonja, ne bashkohemi me dhimbjen e tyre te madhe , bashkohemi me jeten e tyre te mbetur peng pa dashjen e tyre dhe nga keqedashesia e njerezve qe duhet te kene denimin qe meritojne, pasi kane shkaterruar pa kushte jete njerezish te pafajshme.
Duke menduar se do te jemi nje mbeshtetje e fuqishme e zerit te tyre, ne kerkojme nga qeveria e Kosoves, por edhe nga qeveria e Shqiperise, te rrisin mbeshtetjen ndaj tyre dhe te sensibilizojne opinionin vendas dhe nderkombetar per te njohur kete kauze ne histori, si te pashembullt , kur grate jane dhunuar e percudnuar ne menyre te paprecdente .
Ne kete menyre , ne kerkojme te vijoje pa kthim mbrapa kerkimi i fajtoreve dhe denimi i tyre.
Grate shqiptare ne mbeshtetje te viktimave seksuale te Luftes ne Kosove ne vitin 1999
Mbeshtesim kete Kauze, sepse eshte koha kur gruaja shqiptare kudo eshte, te jete ne mbeshtetje te gruas shqiptare qe eshte ne nevoje dhe me pasoja te renda psikologjike. Ne mbeshtesim idene se duhet punuar fort kunder paragjykimeve per ndergjegjesimin e popullsise ne Kosove, Shqiperi ashtu edhe ne Bashkesine Nderkombetare kunder kesaj dukurie.
Ne propozojme, nje rezolute ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, duke mbeshtetur shoqerine civile ne Kosove, per njohjen e viktimave te dhune seksuale gjate luftes ne Kosove si krim lufte. Ne mbeshtesim peticionin e nenshkruar ne Kosove, per rehabilitimin e viktimave dhe perfshirjen e tyre te plote ne shoqeri pa paragjykim.
Ne i bejme thirrje te gjitha grave shqiptare kudo jane, sipas kushteve familjare, ekonomike, sociale, te behen mentore te grave te dhunuara, duke mbeshtur miket, shoqet, nenat, motrat, heroinat e heshtura te diteve tona , duke qene nje shtyse dhe ndihme e madhe ne jeten e tyre.
Le te fillojme nga vetja jone, le te nisim nga vetja jone kete kauze te madhe humane per te drejten e per te mohurat qe nuk duhet te jene te mohura absolutisht jo.
Nga Nju Jorku, mbas nje aktiviteti shume domethenes ku Zonja te nderuara nga e gjithe hapesira mbareshqiptare treguan si kane arritur te jene gra te suksesshme ne shekullin e XX, i bejme thirrje te behen zeri i tyre, i bejne thirrje te luftojne kudo jane, koncepte dhe mentalitete te gabuara qe dhunojne me shume se asgje keto zonja.
Me kete vullnet te lire te ndihmojme ne ndertimin e nje qendre profesionale ku keto zonja te mesojne nje profesion ne menyre qe te ndihen te barabarata mes te barabartave.
Le te jemi te gjitha se bashku , per sa shkruam e po firmosim me vullnetin tone te lire !!!
Jeta e viktimave te dhunes seksuale gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1999, tyre mund te ndryshoje duke u mbeshtetur nga Grate shqiptare kudo jane !!!