Tirane, 4 Prill/AE/- Receta e parë që realizoi Lucia Martino të shtunën më 4 Prill , në kuadër të Rubrikës, “Lucia al KANA” , ishte Tumac me qiqra.
Është nje pjate tipike kalabreze dhe qe arbereshet e kane adoptuar, pasi kultura e tyre, eshte integruar ne kulturen kalabreze dhe ne ate italiane.
Ju mund ta përgatisni në shtëpitë tuaja gjatë javës që vjen dhe të sillni nje koment mbi këtë recetë edhe nje foto. Kjo foto do të marrë pjese në konkursin ” Shijet e gatimit arbëresh” , organizuar nga Albanian Excellence dhe Shoqata Vorea.
Ju lutem dërgojini fotot në adresën albexcellence@gmail.com
Do të jetë një sfidë e bukur në ditët që po kalojmë. Mësim, praktikë e guzhinës tradicionale kalabrezo-arbëreshe dhe një konkurs fotosh me pjatat e përgatitura nga ju vete .
Ne ju presim !!!
Ndiqni formulen e mëposhtme, e sigurtë që do të mbeteni të kenaqura.
Pergatitja
Në një tas me ujë hidhni 500 gram qiqra dhe lereni gjithë natën. Në mëngjes, hidhni në një tenxhere qiqrat me të njëjtin uje dhe zijeni për të paktën 2 orë.
Derdhni ujin dhe shtojini pak kripë .
Salca Përgatitet me vaj, qepë, selino, majdanoz dhe disa domate qershi. Të gjitha i keni prerë në copa të vogla dhe i gatuani në zjarr të ulët.
Përgatitja e brumit
250 gram miell 00
250 gram semola
1 gotë ujë me pak kripë
Vendosni miellin në një tas dhe hidhni ujin dhe kripën. Punoni masën dhe hidhini ujë nëse është e nevojshme. Lëreni të pushojë për 10 minuta dhe me ndihmën e okllaiu hapni nje petë jo shumë të hollë. Mbasi e keni mbledhur petën në okllai , tërhiqeni duke e nxjerrë nga okllaiu. (Shihni foton ).
Më pas nisni ta prisni petën e mbledhur me thikë.
Kur uji është vluar për të gatuar makaronat, hidhni tagliatellet dhe mbuloni tenxheren me kapak.
Mos i ziej shumë.
Makaronat kullohen dhe më pas qirat dhe salcat shtohen në të njëjtën tenxhere. Përziejini dhe lërini për disa minuta të aromatizojnë përbërësit.
Më pas shtohet një grusht i mirë me majdanoz të freskët dhe shërbehet nxehtë.
Ju bëftë mirë !